10 gabimet më qesharake të CV-ve
Lajme E Shtunë, 10 Prill 2021 13:03
Mos gënjeni në CV-në tuaj dhe përpiquni të mos bëni gabime. Pavarësisht se disa persona nuk kanë një CV të mirë dhe nuk kanë punuar shumë, ata bëjnë ndonjëherë edhe gabime qesharake dhe për më tepër përpiqen t’i fshehin gafat me gënjeshtra të guximshme.
Faqja online CareerBuilder koleksionoi disa nga gabimet më qesharake të CV-ve të disa personave.
Këto janë 10 prej tyre:
- Aplikanti pretendonte se kishte qenë CEO në kompaninë në të cilën po aplikonte
- Aplikanti pretendonte se fliste rrjedhshëm dy gjuhë – njëra prej të cilave ishte latinishtja e vjetër
- Aplikanti shkroi fjalën “bordello” në vend të fjalës “magazinë” kur rendiste punët e mëparshme (në anglisht “whorehouse” me “warehouse”)
- Aplikanti e prezantoi veten në zarf me shprehjen “Hej ti”
- Aplikantja kërkonte punë shërbim klienti, por shkruante se e kishte lënë punën e mëparshme se nuk ja dilte dot me klientët e nevrikosur
- Aplikanti pretendonte të ishte fitues i Çmimit Nobel
- Aplikanti që pretendonte të ishte i çertifikuar me HVAC (punëtorë që merren me ventilimin, nxehtësinë dhe ajrin e kondicionuar nëpër ambjente të brendshme) më vonë pyeti punëdhënësin e tij se çfarë do të thoshte HVAC.
- Aplikanti pretendonte se kishte qenë në një kolegj, i cili në fakt nuk ekzistonte.
- Një aplikant për pozicionin e shoferit tha se kishte 10 vjet eksperiencë por patentën e kishte marrë para 4 vjetësh.
- Në CV-në e tij, një aplikant kishte shkruar sikur punonte në tre kompani të ndryshme në tre qytete të ndryshme njëkohësisht.