10 gjërat më të shtrenjta në botë
Larry Ellison
Në vend të dytë është ishulli prej 366 kilometrash katrorë në Arkipelagun Havaje Lanai, të cilin e ka blerë themeluesi dhe drejtori i kompanisë Oracle, Larry Ellison, për 500 milionë dollarë në qershor të vitit 2012.
Jahti i miliarderit dhe oligarkut rus Roman Abramovich, i cili është pasuruar duke tregtuar naftë dhe i cili posedon klubin anglez Chelsea, është në vendin e tretë. Jahti i Abramovichit është i gjatë 180 metra, të cilin e ka blerë para disa vjetësh, në vlerë prej 485 milionë dollarësh. Megjithatë në disa rangime tjera të jahteve më të shtrenjta në botë, jahti i Abramovichit sot vlerësohet deri në 1.2 miliarë dollarë – dhe si jahti më i shtrenjtë në botë.
Yuri Scheffler
Në vendin e katërt është jahti mbretit rus të vodkës, Yuri Scheffler. Këtë jaht të gjatë 133 metra miliarderi rus e ka blerë në vitin 2011 për 330 milionë dollarë.
Andrey Melnichenko
Edhe jahti pasanikut rus Andrey Melnichenko, në vlerë prej 323 milionë dollarësh është në vendin e pestë.
Mohammed Rashid al-Maktoum
David GeffenPastaj pasojnë jahti i emirit të Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, në vlerë prej 300 milionë dollarësh, sa kushton edhe jahti i drejtorit të shtëpisë të muzikës amerikane, filmit dhe producentit të teatrit David Geffen.
Abdulla Al Futtaim
Në vendin e shtatë është jahti i pasanikut saudit Abdulla al Futtaim, në vlerë prej 386 milionë dollarësh.
Dmitry Rybolovlev
Në vendin e nëntë është banesa në Monako në vlerë prej 286 milionë dollarësh pronë e pasanikut rus Dmitry Rybolovlev, pronar i klubit të futbollit Monaco.
Alisher Usmanov
Në vendin e dhjetë është jahti i rusit Alisher Usmanov, me prejardhje nga Uzbekistani, i cili është pasuruar me punët në industrinë metalurgjike. Ai këtë jaht e ka blerë për 263 milionë dollarë.