10 këngët që na “hiqnin trurin” në 2007

Shumë prej këngëve që kanë shenjuar adoleshencën e shqiptarëve të brezit të ri, janë publikuar në vitin 2007. Në këtë vit shpërtheu Rihanna, të gjithë këndonin R n’ B siç tani këndojnë latine, dhe të gjithë vdisnim për pak hip hop. Ishte viti kur facebook-u sapo kishte dalë dhe adoleshentët dhe të rinjtë sapo kishin gjetur një mënyrë të re për t’u ngacmuar, duke i dedikuar njëri-tjetrit këto këngë që kemi listuar më poshtë.

Rihanna- Umbrella

Zor të kujtosh adoleshencën pa Rihanna-n. Ishte ylli i momentit, një kometë siç nuk po vinin më që në kohën e Britney Spears-it me “Baby one more time”. Nuk kishte asnjë njeri që të mos e dinte “Umbrella-n”.

Timbaland- Apologize

Mirë që doli Timbaland-i me këtë këngë, ndryshe askush s’do të na kishte falur se e lamë qëllimisht të priste një orë në kafe. Bashkëpunimi me One Republic ishte një supersukses; balada e dekadës. Timbaland ishte producenti i momentit, ai që zakonisht brezi i viteve ’90-‘2000 e përdorin për mburrje: “Ne kishim Timbaland-in, ju me Pitbull-ëra”

MIMS- This is Why I’m Hot

Kjo këngë ishte arsyeja pse ne ishim hot asokohe (dhe nuk jemi më).

50 Cent- Ayo Technology

Kjo super këngë që bëri bashkë 50 cent-in me Timberlake-un për të kënduar një këngë të Timbaland-in tingëllon po kaq moderne edhe sot.

Timbaland-Give it to me

Prapë Timbaland, prapë me Justin Timberlake, prapë një superhit, me ndihmën e Nelly Furtado-s. Ishte mënyra e asaj kohe për ta lyp: “Give it to me, give it to me, give it to me”.

Alicia Keys-No One

Balada R n’ B e Alicia-s, në tonalitete shumë të larta, na bënte të ulërinim me sa kishim në kokë për ta kënduar.

Avril Lavigne-When You’re Gone

Kjo është balada tipike rock me të cilën qajnë adoleshentët. Pavarësisht teorive se Avril Lavigne ishte zëvendësuar me një sozi, që shpërthyen kudo atëherë, ajo dukej kaq bukur me flokë platin dhe sy të lyer me ton të errët, si panda!

Timbaland-The Way I Are

Sepse është Timbaland. Despacito s’do të ekzistonte fare, po të ishte akoma në treg Timbaland-i.

Rihanna dhe Ne- Yo-Hate that i Love you

Edhe kjo një baladë R n’ B, me ritme të ëmbla dhe tekst plot klishe dashurie, me frazën “E urrej që të dua”, e bëri gjithë rininë për vete./Anabel/

SHKARKO APP