10 këshilla si t’i bëni veshjet e vjetra të reja
Jemi gjithmonë në dilemë sa herë na duhet të ndryshojmë garderobën tonë për t’i dhënë asaj të tjera ngjyra, shije dhe nuanca të reja. Çfarë na mungon? Çfarë duhet të hedhim? Çfarë duhet të ndryshojmë? Dhe me siguri që mes këtyre ndryshimeve gjenden edhe rrobat që neve na duken të vjetra, ose thënë ndryshe jo në modë, të cilat mund të jenë blerë shumë kohë më parë, nuk na pëlqen më stili i tyre, apo thjesht mendojmë se janë të papërdorshme. Por e keni menduar që këto rroba mund të bëhen sërish pjesë e veshjes suaj me një stilt ë ri? Që nga të vjetra mund t’i shndërroni në veshje tërësisht të reja? Ne po ju tregojmë disa mënyra të thjeshta dhe praktike sesi mund t’i “zgjasni” jetën këtyre rrobave me një frymë të re, duke i bërë ato pjesë të veshjeve tuaja të përditshme.
Stolisni pulovrën
Merreni pulovrën e vjetër që mendoni ta hidhni dhe kushtojini pak vëmendje. Mendoni ç’pamje do të dëshironit të kishte. Kështu sugjeron Kathleen në blogun e saj, “Fabulous Grosgrain”. Ajo është e njohur në të gjithë botën si mbretëresha e përditësimit të veshjeve të vjetra. Kathleen-it i pëlqen t’i japë jetë të re veshjeve të lëna në harresë. Shumë njerëz, pasi kanë lexuar blogun e saj janë frymëzuar sesi mund t’i stolisin pulovrat e tyre.
Ngushtoni pulovrat
Në blogun “Grosgrain Fabulous” mund të gjeni mënyra fantasike sesi mund të ngushtoni pulovrat tuaja, duke ju dhënë atyre një formë të re. Nisur nga këto ide janë të shumtë njerëzit e kënaqur nga kjo metodë dhe sigurisht për pulovrat e reja që kanë përfituar, pa anjë kosto ekonomike. Të ngushtosh një pulovër është kaq e thjeshtë. E kthen trikon si brenda dhe jashtë duke shënuar pjesën që doni të hiqni. Më pas e prisni atë dhe e qepni sërish copën dhe ja ku u ngushtua.
Ndryshoni stilin e këmishës
Jen, e cila shkruan në blogjet Tatertots dhe Jello është një mjeshtre e pabesueshme kur bëhet fjalë për rimodelimin e veshjeve dhe veçanërisht këmishave. Ja si e transformoi ajo këmishën e saj. Fillimisht mori një një këmishë të thjeshtë dhe një peshqir në dyqan dhe produkti që realizoi ishte një këmishë e rrudhosur. Pak vëmendje, kreativitet dhe përkushtim mjaftuan për të ndryshuar kësmishën e saj të vjetër duke e bërë të re. Këtë mund ta bëjë çdo njeri prej jush.
Ktheni në modë xhaketat e dimrit
Blogjet e Tatertots dhe Jello sugjerojnë sesi mund të ktheni në modë xhaketat tuaja dimërore. Po ju tregojmë disa ndryshime që mund të bëni. Mund të shtoni fjongo të tjera, por kjo në varësi të kombinimeve, zëvendësoni butonat, ndryshoni gjatësinë e mëngëve. Po ashtu ju mund të krijoni edhe një jakë me ngjyra dhe ja ku u përftua një pallo e re.
Rinovoni xhinset e vjetra
Të gjithëve na ndodh që xhinset e preferuara të vjetërsohen. Mund të jenë venitur aq shumë në ngjyrë, saqë nuk mund t’i veshim më kur dalim. Ja çfarë na sugjeron Kate nga Centsational Girl. Ajo personalisht ka përdorur një kovë me bojë RIT për t’i rikhyer ngjyrën fillestareve xhinseve të saj. Kate na sugjeron që për të përftuar një ngjyrë akoma më të këndshme, do të ishte e këshillueshme të përdornim dy kombinime, në varësi të preferencave.
Jepuni shalleve ngjyra të reja
Ne folëm më lart për veshjet, por jo për aksesorët? Keni një shall ngjyrë kafe dhe ju duket i mërzitshëm? Ju mund t’i jepni atij një ngjyrë të re. Një sugjerim do të ishte gri-mjegull, e cila është një prej nuancave më IN deri tani dhe për këtë ju ndihmon sërish boja RIT, mjafton që të zgjidhni nuancat që dëshironi. Kombinimi i të tilla nuancave është lehtësisht i realizueshëm. Gjithsesi çdonjeri mund t’i japë shallit të tij nuancën që dëshiron, duke e kombinuar me veshjen.
Krijimi i kombinimeve të reja me çantat ekzistuese
Çdo vajzë do ta dëshironte një çantë të re për çdo sezon, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Kësaj mund t’i japim një zgjidhje praktike. Ju mund të ndryshoni çantat që keni, duke i përshtatur në bazë të nevojave. Për shembull, në çantat që keni mund të shtoni tek to rripa të tjerë (qofshin këto pëlhure, apo lëkure), të shtoni qepjen në një anë të saj, apo edhe të stiloni lule. Gjithmonë në varësi të sezonit dhe veshjes që keni zgjedhur.
Përmirësoni këpucët
Ka shumë këpucë të prodhuara që tregtohen, të cila janë vërtetë për të ardhur keq dhe çdokujt i ndodh të blejë pa menduar gjatë të tilla këpucë. Por a e dini sesi mund t’i përmirësoni këpucët tuaja, duke i dhënë në këtë mënyrë një formë tjetër? Dizajni i tyre, aksesorët shtesë, ndonjë qepje, ngjyrat dhe kombinimet janë disa prej përmirësimeve që mund të bëni. Mos harroni, që gjithçka varet nga materiali i këpucëve dhe sezoni.
Hiqni njollat ekzistuese
Njollat janë një problem më vete, si edhe arsyeja se pse shumë veshje flenë në dollapet tona. Tashmë në mjaft lavandari, këtij problemi i jepet zgjidhje shumë e lehtë. Kështu rrobat tuaja mund të duken sërish të reja si më parë, ose edhe më shumë. Mos e neglizhoni.
Dhe së fundmi, për t’i përmbylluar këto këshilla sugjerohet që shumë prej këtyre rrobave të vjetra mund të pikturohen me dizajne të ndryshme, pavarësisht se në çfarë gjendjeje janë ato.
Përktheu: Sidorela Lepuri