10 koktejet më të mira të verës

Disa nga koktejet më të mira të verës që do t’jua zbukurojnë çdo moment. Kriteri i vetëm i listës së mëposhtme është se kremi i pijes duhet të jetë i balancuar me kujdes, duke përfshirë një frutë dhe të shërbehet i ftohtë ose me akull.

Jose Cuervo

Margarita e Lehtë, ka të njëjtën shije me origjinalin, por me më pak se 100 kalori për pije – 95 kalori për 4 oz nga kjo pije. Duke përmbajtur më pak kalori se pjesa më e madhe e verërave dhe birrave, ky produkt u ofron konsumatorëve një pije me pak kalori dhe të shijshme alkoolike. Është pija më e shitur e këtij lloji në botë. Përbërësit e saj përshijnë një kombinim të dredhëzave, manaferrës dhe boronicës, por dhe të shalqirit dhe limës.

Bacardi

Me më pak se 95 kalori për 4 oz nga kjo lloj pije, Mojito përbëhet nga sheqer i pastër i marrë nga kallami i sheqerit. Është një kokteil freskues që përfaqëson denjësisht shijen prej menteje origjinale, duke mos ju lënë përdoruesve të saj shijen e “rreme” të sheqerit, që përmbajnë pijet e tjera alkoolike. Udhëzimet që ofron Bacardi për këtë pije: Hidhni pijen në një gotë të gjatë të mbushur plot me akull. Vendosini limë dhe mente. Dhe në fund, shijojeni.

Royal Blush

Royal Blush është një pije e frymëzuar prej koktejeve të shampanjës. Krijuesi i saj, Eben Friman, e ka krijuar të tillë që kur ajo të derdhet nga shishja në gotë të kthehet nga e gjelbër në rozë. Për t’u shërbyer mund të miksohet me verë të gazuar, vodka, lëng limoni, shurup, ose mund të zbukurohet me mente për t’i dhënë ndjesinë e freskisë.

Pina Colada

Pina Colada, e famshmja dhe e pëlqyeshmja, pija më popullore ka një përgatitje rumi, krem kokosi dhe lëng ananasi, shërbehet e përzier ose me akull. Ndihuni mirë këtë verë me koktejin e paharrueshëm, Pina Colada.

Bloody Mary

Bloody Mary është një pije e veçantë, që nuk mund të konsumohet masivisht për shkak të përbërjes së saj. Ajo përmban zakonisht vodka, lëng domateje dhe erëza të tjera të miksuara me lloje të ndryshme salcash, selino, ulli, kripë, piper i zi dhe lëng limoni. Konsiderohet si kokteji më i ndërlikuar ndër të gjithë të tjerët.

El Diablo

El Diablo është një mit që thyen frikën në zemrat e atyre që e provojnë. Të çmendurit pas kësaj pije adhurojnë tërësinë e shijeve që ajo ka, përmban tekila, krem, limon dhe është e spërkatur me birrë ose limonadë xhenxhefili.

Michelada

Michelada është një nga pijet e këtij muaji, me prejardhje nga Meksika, një katastrofë e vërtetë pikante. Shija djegëse kombinohet me lëng limoni, salcë pikante dhe birrë meksikane, që është ideale për ushqimet e zgarës.

Blood and Sand

Blood and Sand, është një koktej i fortë për fundjavën. Përmban uiski irlandez, vermut, pak lëng portokalli, birrë ose raki.

La Paloma Suprema

La Paloma Suprema, një emër intrigues me një shije që alternon shijen e butë, tekilën e vjetër dhe lëngun e qitros. Prej ekspertëve konsiderohet si një prej koktejeve më të pëlqyera meksikane.

Select 55

Select 55 ka shumë ngjashmëri me ujin mineral të përzier me përbërës të pemës Hops. Është një nga pijet alkoolike më të lehta në botë, duke e krahasuar dhe me Gin Tonik dhe Margaritën. “Njerëzit janë selektivë në atë që pinë dhe në atë që hanë. Ja pse është krijuar një selektim përbërësish, që t’i ndihmojë ata ta shijojnë jetën lehtë.”

SHKARKO APP