”10 mijë burra”, ish-prostitutja: Çfarë kërkojnë ata në shtrat (FOTO)
Gwyneth Montenegro, punën e saj si punjonjëse seksi e quan si ”profesioni i jetës”. Tashmë një ish-prostitutë, Montenegro ka dalë hapur dhe ka pranuar të flasë për punën e saj dhe për 10.000 burrat që ka futur në shtrat.
E gjithë kjo punë për Gwyneth, ka ndodhur brenda një dekade, ku zbulon edhe atë që meshkujt dëshirojnë në shtrat. Gjithçka nisi në moshën 21-vjeçare, ku Montenegro u fut në një bordello dhe e joshur nga paratë që fitonte e nisi të punonte si punonjëse seksi. Tani në moshën 39-vjeçare, ajo thekson se ndihet e lumtur që e ka lënë përgjithmonë këtë biznes.
“Isha aq e re dhe naive kur fillova të bëja prostitutën, u befasova kur dikush më pagoi për seks. Paratë ishin vërtet të mira dhe paraja është ajo që më mbajti në këtë punë për gjithë këto vite, por unë nuk ja këshilloj një vajze që të bëjë këtë punë”, është shprehur ajo.
Ish-punonjësja e seksit, ka botuar edhe një libër për tu ardhur në ndihmë femrave në gjetjen e vetes së tyre përballë meshkujve.
Ajo ka zbuluar nga eksperienca e saj se pjesa më e madhe e meshkujve duan një seks normal dhe vetëm një përqindje e vogël kërkojnë lojëra seksuale.