10 mijë euro në muaj për të rruar e qethur François Hollande

E përjavshmja franceze “Le Canard Enchaîné” publikoi kontratën e Olivier B. berberit zyrtar të kreut të shtetit francez, François Hollande, me një pagë stratosferike prej 9,895 euro në muaj.

Stilisti i vlerësuar punon çdo ditë me Hollande që nga maji 2012 në bazë të një kontrate që do të përfundojë paralelisht me mandatin e Hollande, duke arritur një total bruto prej 593,700 eurosh. “Le Canard Enchaîné” , i njohur jo vetëm për zbulimet e saj, por edhe për tonin satirik ironizon punën e berberit që duhet të qethë, rruajë, lajë dhe lyejë flokët e presidentit.

Avokatja e berberit, Sarah Levy, ka shpjeguar se kërkesat e punës së klientit, kërkojnë që ai të jetë në dispozicion “24 orë” . “Nuk është zëvendësuar kurrë. Ka humbur lindjen e fëmijëve, kur ata kanë thyer krahët, kur janë operuar…..”, thotë Levy.

Pallati i Elizesë ka justifikuar pagën e asistentit të bukurisë së socialistit që e fillon shumë herët ditën e punës me shumë orare. Kreh presidentin çdo mëngjes dhe sa herë të jetë e nevojshme dhe natyrisht sa herë që merr fjalën në publik, përfshirë dhe fundjavat.

Media sqaron se kontrata kërkon që berberi ta shoqërojë Hollande në çdo udhëtim ku duhet të kalojë të paktën një natë jashtë.

SHKARKO APP