10 të panjohurat për Kullën Eiffel të Parisit

Simboli me të cilin sot krenohen banorët e kryeqytetit të Frnacës, dikur e kanë konsideruar si shëmti, ndërsa shkrimtari i famshëm Guy de Maupassant ka drekua në restorantin e kësaj kulle duke sqaruar se ai është i vetmi vend prej nga nuk e shikon këtë konstrukcion të madh prej çeliku.

Një nga ndërtesat më të njohura në botë ngrihet krenare në zemër të kryeqytetit të Frnacës. Por, edhe pse sot parisienët nuk do ta jepnin për asgjë në botë, edhe pse dikur nuk ka qënë shumë e popullkarizuar kjo kullë.

Çdo shtet dhe çdo kryeqytet e ka ndonjë simbol që të jep orientim se ku ndodhesh, ose ndonjë fotografi të shikuar nëpër televizione ose guida turistike në internet. Kështu për shembull Berlin do të njohim përmes Portës së Brandenburgut, Londrën sipas Big Benit, qendrën e  Katalonisë me Barcelonën  e identifikojmë përmes Sagradi Famili, ndërsa Parisin me çdo respect e njohim përmes muzeut Louvre, Notre Dame dhe simboleve tjera e sidomos për nga konstrukcioni i madh prej çeliku,  që dikur ka qënë ndërtesa më e lartë në botë e kjo është Kulla e Eiffelit..

Megjithate kjo nuk ka shkuar aq lehtë, sepse simboli me të cilin sot krenohen parisienët dikur e kanë konsideruar si shëmti dhe shkrimtari i madh Guy de Maupassant ka drekuar në restorantin e kullës dhe është shprehur se ky është i vetmi vend prej nga nuk e shikon këtë konstrukcion prej çeliku. Mirëpo me kalimin e kohës, kjo kullë është shëndërruar në simbol mbrojtës dhe identifikues i Parisit dhe Francës dhe është bërë monumenti më i njohur në botë.

Ndërtimi ka filluar në vitin  1887, dhe ka përfunduar dy vjet më vonë, për nevoja të një ekspozite me karakter botëror në Paris. Pas përfundimit, kulla ka arritur lartësinë prej324 metra, dhe deri në vitin 1930 dhe përfundimit të ndërtimit të ndërtesës Chrysler në New York, ka qënë ndërtesa më e lartë në botë.  Me fillimin e ndërtimit të kullës, kur ing. Gustave Eiffel  e ka dhënë si ide kullën, ka hasë në rezistencë të madhe.

I lartëpërmendri  Maupassant dhe të tjerët nga elita artistike e asaj kohe kanë shkruar peticione kundër ndërtimit të kullës duke e konsideruar si “barbari” dhe se ky grumbull çeliku do ti vë nën hije të gjitha ndërtesat tjera si dhe monumentet e Parisit siç janë Porta Triumfale, Notre Dame dhe  Louvre. Përkundër të gjitë rezistencës, ndërtimi për fat të mirë ka vazhduar dhe kulla ka qënë e gatshme për ekspozitën, por me marrëveshje se ajo aty do të qëndrojë vetëm 20 vjet.

Mirëpo, shumë shpejt është dëshmuar se kulla mund të jetë e dobishme për qëllime komunikimi dhe për nevoja meteorologjike për parashikimin e kohës. Qytetarët gjithnjë e më tepër e kanë pëlqyer dhe përfundimisht është sjellur vendimi që kulla të mbetet. Shikuar nga perspektiva e sotme, kjo ka qënë një vendim i shkëlqyer, sepse kulla e Eiffelit sot është monumenti më i vizituar në botë dhe për hyrje në të paguhet flethyrje-bileta

Numrat flasin se gjatë vitit të kaluar kullën e Eiffelit e kanë vizituar pak më pak se 7 milion njerëz. Duke pasë parasysh çmimin e biletave që nuk janë aq të lira ( nëse jeni më të moshuar se 24 vjet, faqja zyrtare flet se çmimi i biletës është 17 euro me ashensor deri në katin e dytë)

 10 faktet e panjohura për kullën e Eiffelit:

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë vizitës që i ka bërë Parisit vetë Hitleri, francëzët i kanë prerë kabllot e ashensorit dhe kështu po qe se Hitleri do të dëshirnte të ngjitet në maje, do të detyrohej të ngjitet shkallëve.

Projekti original i është ofruar Barcelonës, por projekti është refuzuar dhe kështu kulla është ndërtuar në Paris dhe është bërë simbol i këtij qyteti.

Lartësia është variabile dhe varësisht nga temperaturat e kohës ajo lëviz për 15 centimetara. Nëse dëshironi të ngjiteni deri në maje, duhet tshkelni e të kaloni nëpër 1665 shkallë.

Në tërë botën janë vendosr mbi  30 replika të kullës, e ndoshta më e njohura është në Las Vegas.

Ngjyra  e nevojshme për ngjyrimin e kullës është e rëndë përafërsisht sa 10 elefantë

Më 1891, në Londër kanë vendosur të ndërtojnë një kullë më të lartë se e Eiffelit, por ështëb treguar jostabile dhe kjo kullë kurrë nuk është përfunduar dhe më në fund më 1907 e kanë shembur-rrënuar.

Gustave Eiffel nuk ka qënë i njohur vetëm përmes kësaj kulle. Në të vërtetë ai është një nga personat më të mefrituar për ndërtimin e Statujës së Lirisë.

300 punëtorë kanë  bashkuar gjithsejt  18.038 copë çeliku për ta përfunduar kullën.

Në kullë ka  20.000 poçe elektrike.

 

 

SHKARKO APP