Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 11:23 Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet Pronarët e automjeteve elektrike do të paguajnë nga viti 2027 një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh, ndërsa për motomjetet elektrike taksa do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama uron mirëmëngjes me mesazhin që vjen nga takimi i djeshëm në New York

Lajme E diel, 27 Tetor 2024 08:12
Rama uron mirëmëngjes me mesazhin që vjen nga takimi i djeshëm në New York
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Rama uron sot MIRËMËNGJES, “dhe me këtë mesazh nga takimi i djeshëm në New York, duke u përcjellë falenderimet më të ndjera të gjithë pjesëmarrësve në takim për mikpritjen e tyre vëllazërore, ju uroj të gjithëve ju të diel të paqtë”, përfundon ai.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me komunitetin shqiptar në Nju Jork, si pjesë e një turi takimesh me diasporën që ka përfshirë edhe ndalesa në Athinë dhe Milano. Ky takim vjen në një moment kyç për diasporën, pasi për herë të parë pritet që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të planifikuara për pranverën e vitit 2025.

Gjatë takimit, Rama shprehu angazhimin e qeverisë për të përforcuar rolin e diasporës në proceset demokratike të vendit dhe për të siguruar një infrastrukturë zgjedhore të qëndrueshme dhe të besueshme për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Pritet që ky hap të rrisë ndikimin e diasporës dhe pjesëmarrjen e saj në çështjet vendimmarrëse të Shqipërisë, duke sjellë më pranë përfshirjen direkte në zhvillimet politike dhe ekonomike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit

Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit

Para 48 minutash
Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve

Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfis...

Para 1 ore
Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmban rendi i ditës

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ...

Para 2 orësh

Takimi në Nju Jork përfaqëson edhe një hap drejt zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, i cili prej kohësh është një mbështetës i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare përmes remitancave dhe investimeve në projekte të ndryshme zhvillimore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo nismë është pritur pozitivisht nga përfaqësues të diasporës, të cilët e shohin si një mundësi për të fuqizuar zërin e tyre dhe për të kontribuar më direkt në të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri të ditur dje se po punohet për krijimin e Kadastrës Digjitale, për të evituar çdo ndërhyrje me titujt e pronësisë.

I pyetur nga shqiptarët e Amerikës mbi zgjidhjen e çështjes së pronave, Rama kujtoi situatën me të cilën u ndeshën kur erdhën në qeverisje.

“Regjimi komunist të gjithë titujt e pronësisë, dokumentet e pronës, pasi ndaloi çdolloj prone private në çdolloj forme, i futi nëpër kasaforta hekuri dhe i la si ishin. Asnjë copë letër nuk mori ta djegë, ta grisë, apo zëvendësojë. Sigurisht që mbase ata nuk e imagjinonin dot që një ditë komunizmi do të shembej dhe prona do të rikthehej, si e drejtë themelore në një vend të lirë”, tha Rama.

Ndërkohë, sipas tij, “antikomunistët, këta që sot vazhdojnë ulërijnë kundër drejtësisë dhe që dolën me flamurin e kthimit të pronës tek pronarët, i hapën ato kasaforta, i morën letrat e pronave dhe i bënë çorap për llogari të tyre”.

Rama tha se asnjë ndërhyrje nuk është bërë për llogari të pronarëve.

Sipas kryeministrit, sa herë është ndërhyrë në ligje pronash, aq herë është shtuar konfuzioni.

“Ajo që po bëjmë ne sot dhe që është një nga kushtet më të vështira, të forta dhe sfiduese për t’u ulur në tryezë si anëtarë të BE-së është sistemimi i të gjithë situatës së pronës në një kadastër plotësisht digjitale, ku nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje, as nga brenda dhe as nga jashtë”, tha Rama.

Ky, sipas tij, “është një proces jo i lehtë, por është bërë progres”.

“Plagët e hapura në çështjen e pronës në të shkuarën janë shumë të thella. Kjo është një tjetër arsye për të vazhduar këtë përpjekje”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se sutoritetet shqiptare po negociojnë me kompaninë amerikane të fluturimeve Delta për të filluar fluturimet direkte SHBA-Shqipëri. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në takimin me diasporën shqiptare në Neë York. Në fjalën e tij, kryeministri bëri me dije se Shqipëria po bëhet gati të hapë aeroportin e Vlorës, që është projektuar për fluturime transoqeanike. Nderkohe, Fluturimi i parë drejt SHBA-ve, sipas kryeministrit do jetë Vlorë-New York.

“Aeroporti po negocion me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet nga Amerika në Shqipëri. Nuk e di kur do përfundojë kjo negociatë. Ne po bëhemi gati të hapim dhe aeroportin ndërkombëtar të Vlorës që do të jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon. Është bërë e tillë dhe për fluturimet transoqeanike dhe po diskutojmë me Air Albania për të mundësuar më në fund një fluturim të drejtëpërdrejtë të Air Albania dhe natyrisht, se kur do të ndodhë fluturimi i parë nuk ua them, por do ta bëjmë këtu në Nju Jork. Koha e gjatë që ju keni pritur për të pasur një fluturim të drejtëpërdrejtë me Shqipërinë nuk do të jetë më aq e gjatë dhe në një kohë të arsyeshme do e realizojmë” tha Rama.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet
Para 9 minutash

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin
Para 14 minutash

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin

Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa herë seanca
Para 18 minutash

Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa herë seanca

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit
Para 26 minutash

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 16 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 17 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 15 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 15 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.