10 vendet me emrat më veçantë në botë, mes tyre një qytet shqiptar
Emrat e shteteve dhe qyteteve gjithmonë kanë tërhequr vëmendje për shkak të kuptimit të tyre, apo shqiptimit. Faqja worth-seeing.com ka rradhitur 10 emrat më të çuditshëm në botë, ku mes tyre ka futur edhe një emër të një qyteti shqiptar. Bëhet fjalë për qytetin shqiptar të Pukës, që në anglisht Puke do të thotë “vjell”.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të kësaj faqeje:
1-Why not – (Pse jo) Mississippi
2-Why- (Pse) Arizona
3-Fail-(Dështim) Portugali
4-Puke- Shqipëri, në anglisht (Vjell)
5-Nowhere Else(Askund tjetër) Australi
6-Peculiar(I veçantë), Missouri
7-Acident( Aksident)-Maryland
8- Santa Klaus-Gjeorgji
9-Half.com-Oregon
10-Unlaska-(Jo Alaska)-Alaska
Puka është një qytet në Shqipëri. Bashkia e Pukës është qendra administrative e rrethit të Pukës. Puka ka si krahinë gjeoetnologjike shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit, që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat malore: maja e Runës, Thirra, maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit etj.