10 zakone që pengojnë produktivitetin
Lajme E Enjte, 27 Maj 2021 08:08
Produktiviteti është tejet i rëndësishëm në përditshmërinë tonë, pasi ai përcakton sesa të suksesshëm jemi dhe eventualisht sesa të lumtur jemi në përgjithësi me performancën tonë në punë, si dhe me prezencën tonë në rrethet familjare dhe sociale.
- Mos kontrolloni e-mail-in çdo 5 minuta.
- Mos bëni plane për takime më larg se një javë.
- Mos punoni në orët e vona të natës.
- Mos prisni me ankth a do të merrni rezultatet e punës tuaj, por qëndroni të qetë dhe me vetëbesim.
- Mos pini kafe në mëngjes.
- Mos flini më pak se 8 orë në ditë.
- Mos hani drekë në zyrën tuaj, por ndryshoni ambient, qoftë edhe për pak minuta.
- Bëni një pushim të shkurtër çdo 3-4 orë dhe mos u stërmundoni të merrni sasi të madhe pune për një kohë shumë të shkurtër.
- Mos i jepni më shumë vëmendje seç duhet punëve të vogla, por fokusohuni tek projektet e mëdha.
- Mos bëni disa detyra në të njëjtën kohë.