100 vjet nga biseda e parë telefonike

Sot, të bësh një bisede telefonike nga Nju Jorku në Kaliforni nuk llogaritet si diçka madhështore, por ta bëje këtë më 1915-ën sigurisht se ishte diçka e jashtëzakonshme. Mendoni se jeni 100 vjet më parë, ku një bisedë verbale përmes telefonit që përshinte kontinentin ishte një arritje e pabesueshme teknologjike.

Dita e diele shënoi 100 vjetorin e asaj që njihet si “thirrja e parë transkontinentale me telefon”, i bërë nga shpikësi ikonë i komunikimit Alexander Graham Bell, nga New York tek asistenti i tij Thomas Watson në San Francisko. Telefonata gjithashtu përfshinte edhe presidentin Woodroë Wilson, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë, dhe presidentin e AT&T Theodore Vail në Gjeorgji.

Linja e parë ceremoniale transkontinentale ishte hapur më 25 janar, 1915. Bell ishte gjithashtu prapa thirrjes së parë telefonike të të gjitha kohërave, që u bë më 10 mars, 1876 – 39 vite para bisedës transkontinentale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biseda e parë telefonike ishte bërë në mes të Bell dhe asistentit të tij Watson. Fjalët e para që ishin thënë në këtë telefonatë ishin nga Bell, që i kishte thënë asistentit të tij: “Z.Watson, ejani këtu. Eja këtu, dua të të shoh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

AT&T ndërtoi gjithashtu sistemin e parë telefonik, i cili përfshinte 130,000 pole telefonike dhe 2,500 tonë tela bakri që shtriheshin në 3400 milje.

E gjitha kjo për një bisedë katër-palëshe përmes telefonit – një rrugë mjaft e gjatë nga të qenit në gjendje për të përdorur tashmë FaceTime në iPhone.

Telefonat historik janë shfaqur nga 22 janari për t’u parë në San Francisko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?