“100 % zviceran”, i ati i Behramit: Vlen karriera, jo patriotizmi

Futbollisti zviceran me origjinë shqiptare Valon Behrami tha pak ditë më parë se ndjehet plotësisht zviceran dhe luan me zemër për këtë kombëtare, pas disa debateve që lindën në shtetin helmet, se emigrantët nuk janë edhe aq të nevojshëm për Zvicrën. Por pas kësaj deklarate ai u sulmua nga disa politikanë kosovarë. I ati i futbollistit, Ragip Behrami ka reaguar ndaj sulmeve duke u shprehur. -“Nuk nevojitet fare patriotizmi në futboll, por duhet një punë e madhe dhe përkushtim për të pasur një karrierë të suksesshme”, ka thënë Ragip Behrami. Megjithatë akuzat dhe kundër-akuzat e ndërsjella kanë ndezur debate në rrjetet sociale. Shumë tifozë kuqezi nuk iu ka pëlqyer kurrë fakti se Behrami zgjodhi të luajë me Zvicrën para ofertës kuqezi.

SHKARKO APP