105 vota pro, Kuvendi miraton ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale
Pas 12 orësh seancë, me 105 vota pro dhe 1 kundër u votua për ngritjen e Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, si dhe Kuvendi miratoi emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e tij. Me të njëjtin numër votash, deputetët ngritën kartonin jeshil dhe për komisionin për reformën territoriale. Në seancën e sotme u miratua dhe pr.ligji i shumë debatuar për barazinë gjinore, i cili solli dhe protesta në Kuvend, që u votua me 77 vota. Teksa mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

