11 aktivitete që ndihmojnë raportin në çift…

Sot ka mjaft studime që flasin për ato sjellje në çift që mund t’u vijnë në ndihmë partnerëve për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin.  Në përfundim të kërkimeve, studiuesit kanë hartuar edhe një listë me 11aktivitete që e ndihmojnë dashurinë në çift.

  1. Kur jeni  për drekë apo për darkë mbajini larg telefonat.

Sot të vjen keq të shohësh dy njerëz që takohen dhe që nuk bëjnë gjë tjetër veçse shohin telefonat, pa folur e pa flirtuar. Përpiqu të mos bësh kështu!  Të gjithë meritojmë një shkëputje nga pajisjet elektronike, veçanërisht kur dalim me njeriun që duam. Kur largon mënjanë telefonin, partneri ndjehet dhe më i  vlerësuar. Studimet kanë treguar se ai që përdor shumë telefonin gjatë kohës që është  me ty,  mund të mos e meritojë besimin tënd dhe të mos jetë aspak empatik.  Me siguri që as ti nuk do ta doje që partneri të mendonte kështu për ty!

  1. Filloni ndonjë aktivitet sportiv së bashku!

Studimet kanë treguar se çiftet që merren me ndonjë aktivitet sportiv, mbeten të lidhur bashkë për një kohë të gjatë ndaj është mirë që të gjendet një aktivitet i tillë që t’u përshtatet të dyve: ecje, vrap ose çdo lloj lëvizjeje e këtillë. Pavarësisht asaj që zgjidhni, studimet tregojnë se lëvizja përmirëson ndjenjat e dashurisë, mund t’ju bëjë më të lumtur dhe rrit lidhjen emocionale mes të dyve.

  1. Puthuni më shumë!

Ndoshta nuk putheni më siç bënit në fillim të lidhjes, kur çdo gjë ishte e re dhe interesante. Buzët janë 200 herë më të ndjeshme sesa majat e gishtave, kështu që mos i anashkalo puthjet. Në momentin kur buzët bashkohen me njeriun e dashur, në tru  ka një shpërthim adrenaline dhe tensioni ulet.  Kjo është mënyra më e shpejtë për t’u afruar emocionalisht me partnerin.

  1. Lexoni të njëjtin libër!

Një nga mënyrat për të qenë që të dy më krijues e më të lidhur bashkë është të lexoni të njëjtin libër, por veç e veç. Më vonë ndani përshtypjet rreth tij. Kështu zbuloni edhe gjëra të reja tek njeri-tjetri. Ky stimulim intelektual çon shpesh në lidhje fizike- po ç’gjë tjetër mund të jetë më e ëmbël sesa të qëndruarit afër njëri-tjetrit, të përqafuar dhe  pranë librave që keni lexuar?

  1. Përqafohuni çdo ditë!

Përqafimet i bëjnë gjithmonë mirë gjërave.  Studimet kanë treguar se përqafimi për 15 minuta në ditë sjell një mori efektesh pozitive në tru dhe në  trup, duke përfshirë edhe çlirimin e oksitocinës, hormoni natyral që ndihmon të kesh më shumë besim te njerëzit.  Përqafimi të bën edhe njeri më të ngrohtë: i harron menjëherë ato sjellje të  partnerit që të ngrenë nervat.

  1. Flisni me njëri-tjetrin për çastet e sikletshme!

U pengove dhe u rrëzove në rrugë apo në sallën e konferencës? Tregoja këtë gjë partnerit! Duke folur për këto gjëra të vogla mund të shijoni edhe brishtësinë së bashku. Kështu edhe qeshni më shumë sepse dihet që një marrëdhënie e gjatë ka nevojë edhe  për kësi thumbimesh.

  1. Shkruajini njëri-tjetrit!

Këtu nuk është fjala për mesazhe në telefon. Merr një laps dhe një letër dhe shkruaji partnerit një letër me fjalë të dashura.  Ky veprim romantik përcjell shumë më tepër ngrohtësi sesa të shkruarit e një mesazhi në fb. Një studim tjetër  ka dalë në përfundimin së shkëmbimi i letrave sjell kënaqësi dhe gëzim. Nëse doni dhe ndonjë ide më të mirë… Surprizoje partnerin duke i lënë shënim mbi tavolinën e ngrënies apo mbi jastëk sidomos kur e di që do të mbërrijë vonë në shtëpi.

  1. Gatuani bashkë!

Nuk ka nevojë të jeni kuzhinierë profesionistë që të gatuani. Kërkoni bashkë receta në internet dhe përpiquni të bëni diçka. Gatuani apo provoni të bëni ëmbëlsira, kjo mund t’ju mësojë të jeni ekip dhe të ndani detyrat dhe përgjegjësitë. Një tjetër studim ka treguar çiftet që ndajnë detyrat e shtëpisë kanë mundësi më të mëdha  të qëndrojnë bashkë përgjithmonë.

  1. Bëj gjëra që të argëtojnë edhe pa të!

Të kaloni kohën bashku duke ndenjur  në divan nuk është gjithmonë gjë e mirë. Investo në pasionet e tua dhe përgatit një listë gjërash që dëshiron të  bësh! Çiftet e mërzitura nga rutina janë dhe më të palumturat. Këta njerëz kanë distancë emocionale të madhe me njeri-tjetrin sepse nuk janë përpjekur të bëjnë aktivitete të  llojeve të ndryshme.

  1. Shëtisni bashkë në natyrë!

Pak terapi e “gjelbër” e quajtur “ekoterapi” mund të bëjë mrekullira në një raport. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që kalojnë kohën në natyrë largojnë ndjenjat depresive dhe ndjehen më të lidhur me njerëzit përreth. Nëse keni ndonjë pasdite të lirë, dilni në park!  Të shijuarit e  natyrës mund t’ju bëjë të dyve më të gëzuar!

  1. Bëjini përditë komplimente njëri-tjetrit!

Thuaji se këmisha i rri bukur. Kujtoja se ka sytë e bukur. Nëse hera-herës në bisedat mes jush përfshini edhe komplimente kjo do ta nxiste komunikimin dhe do të ndizte shkëndija mes jush, gjë që  tregon se kjo është  vërtetë një gjë e mirë.

Përktheu Entela Binjaku. Revista “Elle”

SHKARKO APP