1104 euro taksa për frymë/ Projektbuxheti 2018, do të marrim mbrapsht 164 euro më shumë

Në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm, të depozituar tashmë në Kuvend, parashikohen 496,659,000,000 lekë shpenzime, që përkthehen në 3.71 miliardë euro, pra pak më shumë se 200 milionë euro më shumë se viti i kaluar.

Gjithsesi, po ta përkthejmë në terma më të thjeshtuar, rezulton se, nga buxheti i vitit të ardhshëm, qeveria shqiptare planifikon të shpenzojë për qytetarët e saj 1268 euro për frymë, në të gjitha zërat e buxhetit të shtetit për shpenzime, e që përfshijnë të gjitha shërbimet publike, pagat e nëpunësve publik, investimet publike, etj.

Praktikisht, 1268 euro për frymë do të jetë shifra që çdo shqiptar do të marrë mbrapsht nga taksat e tij. Por, sa parashikon qeveria shqiptare që të mbledhë nga taksat për vitin e ardhshëm, si në rang individual ashtu edhe në nivel biznesi?

Të ardhurat tatimore, parashikohen në 424.035.000.000 miliardë lekë, ose 3.17 miliardë euro. E përkthyer në terma më të thjeshtuar rezulton se, qeveria shqiptare planifikon të mbledhë nga taksat në një vit 1104 euro për frymë.

Pra kemi të bëjmë me një diferencë të ndjeshme mes taksave që çdo shqiptar do të paguaje mesatarisht, dhe asaj që do t`i kthehet mbrapsht në formë shërbimi, investimi apo kontributi nga shteti.

Kjo diferencë përkthehet në 196 euro për frymë. Këto para, janë në masën 100% ato që shteti i merr në formë fitimi nga institucionet shtetërore, dividendët apo edhe ndihmat.

Gjithsesi, nëse shpenzimet i kanalizojmë vetëm te investimet,  atëherë rezulton se, nga 1104 euro për frymë taksa të çdo shqiptari mesatarisht, vetëm 220 euro për frymë do të kthehen mbrapsht në formën e investimeve publike.

SHKARKO APP