Ekonomi: Aeroporti i Prishtinës, e konkurron atë të Kukësit

Aeroporti i Prishtinës e konkurron atë të Kukësit pasi është shumë afër.

Kjo konkurrencë është reale edhe për ministren e Ekonomisë e Turizmit të Shqipërisë, Milva Ekonomi.

“Konkurrenca që vjen nga Prishtina është një konkurrencë reale, sepse me Kukësin janë shumë afër, por mund të ketë mundësi për të përdorur paketa turistike, për të cilat po punohet sot. Po punohet për paketa turistike rajonale, pra një rajon i caktuar të ofrojë diçka që është jo vetëm për një destinacion, por është për shumë destinacione dhe tjetra gjë e rëndësishme që po punohet jo vetëm në Shqipëri, por po punohet më shumë në Ballkan, që të ketë paketa turistike të kombinuara”, sqaron ministrja Milva Ekonomi, cituar nga “Koha Ditore”.

Duke treguar më pas edhe pse është i rëndësishëm Aeroporti i Kukësit.

SHKARKO APP