12 finalistë në garën ndërkombëtare për ”Parkun e Besimit”, fituesi do të shpallet nesër

12 studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia prezantuan sot në Tiranë propozimet e tyre për Parkun e Besimit (Faith Park), një projekt unik që synon të ndërthurë natyrën me simbolikën shpirtërore përmes pemëve, frutave dhe luleve të përmendura në shkrimet e shenjta. Studiot arkitekturore prezantuan projektet finaliste që konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend.

Kryeministri Edi Rama thotë se përzgjedhja e finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve. “Kjo ishte hera e parë që e patëm të vështirë të dilnim me një listë të ngushtë prej 4 apo 5 studiove. Pamë shumë ambicie dhe përkushtim nga të gjithë aplikuesit, ndaj vendosëm të kishim 12 finalistë. Pas gjithë kësaj dite, nuk mund të them se e kemi më të lehtë, përkundrazi, sfida është edhe më e madhe”, tha Rama.

Rama theksoi se do të ishte e mrekullueshme të ndërtoheshin 12 parqe besimi, por mungesa e fondeve do t’i detyronte të zgjidhnin vetëm një projekt për të ndërtuar një park. Fituesi i garës për Parkun e Besimit pritet të shpallet nesër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?