128-vjeçari: Jam Adolf Hitler

128-vjeçai nga Salta e Argjentinës, pohon se ai është diktatori famëkeq gjerman Adolf Hitler dhe se i ka kaluar 70 vitet e fundit duke u fshehur. Në një intervistë për gazetën ultra-konservatore “El Patriota”, emigranti gjerman shpjegon se ai mbërriti në Argjentinë në vitin 1945 me një pasaportë me të cilën ai u identifikua si Herman Guntherberg.

Ai thotë se është i vendosur ndalojë së fshehuri pasi shërbimet sekrete izraelite, vitin e kaluar braktisën zyrtarisht politikën e tyre të ndjekjes së ish kriminelëve të luftës naziste.

“Unë jam fajësuar për shumë krime që nuk i kam kryer kurrë. Nisur nga kjo, mua më është dashur që gjatë gjithë jetës sime të fshihem nga hebrenjtë, kështu që e kam marrë tashmë dënimin tim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I moshuari pretendon se është duke u përgatitur për të botuar autobiografinë e tij në mënyrë që të pastrojë imazhin e tij në sytë e botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam përshkruar si ai i keqi vetëm për faktin se kemi humbur luftën. Kur njerëzit të lexojnë versionin tim të historisë, atëherë do të ndryshojnë mënyrën sesi më perceptojnë”.

Gruaja e tij 55- vjeçare, Angela Martinez, theksoi se ai nuk është në të vërtetë Adolf Hitler, por thjesht vuan nga skleroza.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?