141 vota në OKB/ Zelensky: Koalicion global anti-Putin, Rusia të ndalë sulmin

Placeholder Image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky votimin me 141 vota në OKB të rezolutës që del kundër Rusisë, e lexon si një koalicion global anti-Putin.

Postimi i plotë

Unë përgëzoj miratimin e OKB-së, me një shumicë të paprecedentë votash, të rezolutës me një apel të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin ndaj Ukrainës. Unë jam mirënjohës për të gjitha shtetet që votuan pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë. Rezultati i votimit tregon bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona.

SHKARKO APP