15% e importeve të ushqimeve në Shqipëri vijnë nga Greqia

Afërsia gjeografike e ka bërë fqinjin grek një nga partnerët më të preferuar përsa i përket ushqimeve pijeve dhe duhanit. Të dhënat nga INSTAT referejojnë se importet e këtij grupi për periudhën janar­maj ishin 5.4 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro, pothuajse e njëjta vlerë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton Monitor. Greqia është partneri i dytë për këtë grup, me 15% të totalit, pas fqinjit tjetër Itali, nga i cili erdhën 19% e totalit të importeve të ushqimeve në muajt e parë të këtij viti. Partneri i tretë është Serbia me 8% të totalit.

Në rast se kriza greke do të përshkallëzohet dhe vendi do të dilte nga euro (ende është e paqartë nëse do të hapen bankat të hënën dhe me çfarë monedhe, ndërkohë që aktiviteti i bizneseve në Greqi pothuajse është bllokuar), atëhere mund të ketë një zhvendosje të importeve të këtij grupi (që janë produkte që qarkullojnë shpejt) drejt shteteve të tjera.

Të kontaktuara nga Monitor, përfaqësuese të kompanisë më të madhe importuese nga Greqia pohuan se ata nuk kanë hasur problem dhe një pezullim i bankave për një kohë të shkurtër nuk përbënte problem për ta. Ndërsa drejtues të një kompanie tjetër ishin më të frikësuar dhe thanë se ata ishin me shpresë se situata do të zgjidhej dhe Greqia nuk do të arrinte deri aty sa të dilte nga euro.

Por, për momentin kompanitë kanë furnizime dhe nuk kanë pasur nevojë të kryejnë transaksioneve me partnerët në Greqi. Në total, Greqia është partneri i tretë për importet Greqia me 8.3% të totalit, pas Italisë dhe Greqisë. Grupi më i importuar është “ushqim, pije duhan” me 32% të totalit. Ndër poduktet më të importuara nga ky grup, sipas INSTAT janë frutat e zarzavatet, duhani, përgatitjet e drithërave, peshku, mishi dhe përgatitjt e tij etj.

SHKARKO APP