15 shenjat që tregojnë se jeni gënjeshtar

Të gjithë ne mendojmë se është vështirë t’a zbulojmë nëse personi me të cilin jemi duke bashkëbiseduar, është duke na gënjyer! Por, mos u shqetësoni, e nëse keni talentin e të lexuarit ‘gjuhën e trupit’ dhe gjithashtu të lexoni ‘mes rreshtave’ atëherë me shumë pak mund do të mund t’a keni idenë të qartë se a është duke ju gënjyer personi përballë, apo është duke e thënë të vërtetën.

1. Sulm kur përballen me fakte

Personat të cilët gënjejnë, në momentin kur ballafaqohen me fakte që duhet të bëjnë/thonë diçka, ata dalin në pozicionin sulmues.

2. Kur u kërkohen përgjigje të shkurta ata e zgjasin përgjigjen

Edhe pse u kërkohet përgjigje e shkurtër PO apo JO, nëse ata janë duke gënjyer fillojnë të japin një pëegjigje të gjatë dhe të detajuar. 

3. Përgjigjen me përsëritjen e fjalëve tuaja
I përgjigjen pyetjes tuaj, duke përdorur fjalë dhe shprehje të njejta të cilat ju i keni thënë, e në këtë mënyrë duke u munduar të fshehin fajin.
 
4. Nëse vërtet nuk janë të detyruar, gënjeshtarët nuk do të përdorin deklaratat në veten e parë.
 
5. E vendosin theksin tek detajet
I theksojnë shumë detajet në arsyetimet e tyre, madje edhe nëse ajo nuk ka kurrfarë lidhje me pyetjen kryesore.
 
6. Vendosja e objekteve ndërmjet tij dhe bashkëbiseduesit
Këtë bëjnë këtë në mënyrë të pavetëdijshme në mënyrë që të mbrohen.
 
7. Përdorin shprehje që forcojnë sinqeritetin e tyre
Shprehjet si: ‘Të jem krejtësisht i sinqertë’, ose ‘betohem me çdo gjë më të shenjtë’.
 
8. Nëse ndërroni temën, vërehet lehtësim në fytyrën e tyre
Nëse keni dyshim se bashkëbiseduesi po ju gënjen, ndërroni temën, fytyra e tij tregon lehtësim nëse ka qenë duke gënjyer, por nëse ka thënë të vërtetën do të jetë krejtësisht i hutuar.
 
9. Kontakti me sy
Ata shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë në sy, por duhet të mos i neglizhoni sepse ka të tillë që edhe këtë e kanë të praktikuar.
 
10. Kafshimi i buzëve
Nëse bashkëbiseduesi juaj i kafshon, shtrembëron apo i lëpin buzët, është më se sigurt se ai/ajo është duke gënjyer.
 
11. Prekja e fytyrës
Gënjeshtarët kanë shprehi prekjen e fytyrës së tyre në momentet kur nuk janë duke e thënë të vërtetën, e veçanërisht kur e prekin hundën.
 
12. Mbledhja e krahëve
Lëvizjet e gjymtyrëve zbulojnë shumë. Nëse bashkëbiseduesi shpesh mbledhë krahët, sillet dhe tregon shenja shqetësimi apo i kryqëzon duart, është më se e sigurt ai është duke gënjyer.
 
13. Belbëzimi – hamendja
Gënjeshtarët shpeshherë përderisa flasin, ata edhe belbëzojnë dhe hamenden, gjithashtu edhe i zvarrisin fjalët, flasin ngadalë dhe thonë fjalë të panevojshme me të cilat zgjasin bisedën e tyre.
 
14. Pauzat gjatë diskutimeve
Shumë persona para se të përgjigjen detyrohen të bëjnë pauzë të shkurtër thjesht në mënyrë që të kujtohen për informatat që u nevojiten.
 
15. Informacionet e tepërta (të pa­nevojshme)
Nëse personi jep informacione të shumta edhe para se t’a keni pyetur, apo për diçka që nuke e keni pyetur, është shenjë se ai është duke fshehur diçka.  

SHKARKO APP