182 vjeç? Po dhe qesh kur e pyesin për sekretin e jetëgjatësisë

Ndonjëherë e komplikojmë vetë jetën për të “shpikur” recetën e jetëgjatësisë. Këtë herë, recetën e ka bërë publike indiani Mahashta Mûrasi, i cili pretendon se ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar se është 182 vjeç.

Mahashta Mûrasi nga qyteti i Bangalore i Indisë Veriore, sipas Librit Botëror të Rekordeve, ai është njeriu më i vjetër në planet. Mahashta Mûrasi e ka dëshmuar këtë edhe në rastin kur ka vdekur nipi i nipit të tij.

Indiani i lindur në vitin 1835, ka tërhequr vëmendjen e gjithë njerëzve në botë. Mahashta Mûrasi thuhet se ka lindur më 6 janar 1835, në Bangalore. Ai ka punuar si këpuctar deri në vitin 1957.

Kalojmë te pjesa më e rëndësishme e këtij lajmi, jetëgjatësia. Pyetjen e jetëgjatësisë, Murasit ja ka bërë një doktor. Cili është sekreti i jetëgjatësisë tuaj?

Ai vetëm kishte qeshur dhe ishte përgjigjur: “Tërë jetën kam pirë ujë të freskët dhe jam ushqyer vetëm me fruta dhe perime. Unë gjithmonë kam konsumuar fruta të krimbur, sepse krimbi nuk i ha frutat e helmuara. Këshilla ime është që të ushqeheni shëndetshëm për një jetë më të gjatë”.

Burimi: DailyMail/R.Sh

SHKARKO APP