186 vjet nga masakra e Manastirit

186 vjet më parë, pikërisht më 9 gusht të vitit 1830, pushteti osman vrau afër 1000 dhe arrestoi 400-500 shqiptarë në Manastir. Këta të vrarë dhe të arrestuar nuk ishin njerëz të thjesht, ishin elita e kohës. Kjo ngjarje duhet përkujtuar nga se në raport me numrin e popullatës që kishin trojet shqiptare të asaj kohe, është e barabartë me 12 mijë vetë që vrau Serbia për dy vite.

Këto të dhëna i ka paraqitur në një reagim të tij Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve sekrete, i cili ka kërkuar që kjo ngjarje të përkujtohet, sidomos për faktin që ai thekson se “vrasja e kësaj elite njerëzish shtyu për 100 vite krijimin e elitës shtetformuese, duke bërë që të gjithë fqinjët tanë Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia të fitojnë pavarësinë para nesh dhe të zgjerohen në dëm të territoreve tona”.

Po ashtu, sipas tij kjo ngjarje duhet përkujtuar sepse ishte një masakër e pa parë dhe e organizuar në pabesi.

“Të gjithë këta njerëz u ftuan në një ceremoni zyrtare, dhe gjatë parakalimit ceremonial të ushtrisë, një toge i urdhërohet të kthen armët nga vendin ku qëndronin shqiptaret dhe të kryejnë ekzekutimin”, rrëfen bazuar në faktet historike Kajtazi momentin e ekzekutimit të shqiptarëve.

 

SHKARKO APP