1991-2017/ Cilët janë prokurorët e Përgjithshëm pas rrëzimit të komunizmit

Nga rrëzimi i komunizmit deri më sot Shqipëria ka patur 7 kryeprokurorë të Republikës. Po cilët ishin ata, betejat që bënë me krimin, cilat janë çështjet që ata hetuan dhe si u larguan nga ajo detyrë?

Gazetari Roland Qafoku ka bërë radiografinë e tyre dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” në një special në prag të zgjedhjes së prokurorit të ri, nga Petri Serjani deri te Adriatik Llalla.

I.PETRIT SERJANI
Petrit Serjani lindi më 16 shtator 1949, në Vlorë. Origjina Lekdush Kurvelesh dhe në vitin 1952 erdhi në Tiranë
Maj 1991
Emërohet kryeprokuror me vendim të Parlamentit.
Korrik 1992
E zëvendësoi Maksim Haxhia.
1968-72
Mbaroi Fakultetin Juridik.
1973
Punoi në seksionin gjyqësor në Përmet
1982
Gjykatës në Mirditë
1987
Në Drejtorinë e Hetuesisë së Përgjithshme për Krimin Ekonomik.
1987-1991
Kryetar i hetuesisë Tiranë
1992 e këtej, avokat

Proceset e bujshme si kryeprokuror
1- Rinisjen e hetimeve për bombën në ambasadën Ruse ku 20 vetë ishin pushkatuar. U dha pafajësi. Në 1953 nuk ishte bërë gjyq.

2-Çështja e Beqir Ballukut, kërkoi pafajësi për akuzën krime ndaj shtetit

3-Me urdhër të tij u arrestua Manush Myftiun, Hekuran Isain, Nexhmije Hoxhën, Qirjako Mihalin, etj

4-Hetoi në vitin 1991 problemin e depozitimit të arit shqiptar në Zvicër

5. Hetim Xhon Mekgou për depozitat e arit shqiptar në Zvicër

II.MAKSIM HAXHIA
Emërohet: Gusht 1992
Shkarkohet: Nëntor 1992.
Koha e qëndrimit në detyrë: tre muaj
Me shumicë votash parlamenti I dominuar nga Partia Demokratike vendos shkakrimin e tij
Arsyeja e shkarkimi: Mos veprim për arrestimin e ish- funksionarëve të PPSH-së

Korrik 1992
Juristi i njohur mori detyrën e kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë nga kryeprokurori Petrit Serjani

Shtator 1992, u shkarkua nga detyra me votim në parlament. Ishte një nga seancat më të turpshme në historinë parlamentare ku pa asnjë arsye dhe duke I përmendur dajat, hallat e xhaxhallarët që kishin qenë komunistë, kryeprokurori Haxhia u shkarkua nga detyra.

A ju kujtohet shkarkimi i turpshëm i Maks Haxhisë. Kishte vetëm, tre muaj në detyrë. Cilësohej si një nga juristët më me emër për momentin në vend, një pedagog i Fakultetit Juridik dhe për më tepër një personalitet në drejtësi. Por çnuk i nxorën Maksit të gjorë. I zbuluan se një kushëri të largët nga mamaja e babai kishte qenë komunist. Se një djalë halle kishte qene sekretar partie. Ndërsa të vetmin mëkat personal të tij ishte se nuk kishte pranuar të bënte arrestime politike. Sot nuk dihet se si ndjehet ky jurist kur dëgjon që po përgatitet shkarkimi i radhës për prokurorin e radhës.

Prokurori me jetë të shkurtër profesionale
Prokurori i Republikës së Shqipërisë, Maksim Haxhia, nuk do ta kishte jetën e gjatë në këtë detyrë, për arsyen e thjeshtë se nuk mund të zbatonte ato që i thuheshin thjesht për konformizëm. Ai u përplas me presidentin Berisha, për faktin se po tregohej i “ngathët” në realizimin e procesit gjyqësor në ngarkim të drejtuesve të lartë të shtetit komunist. Haxhia u përplas edhe me deputetët demokratë të Parlamentit, pse nuk po dërgonte policinë të gjente dhe të vinte në pranga drejtuesi e pushteti të vjetër që akuzoheshin për genocid, krime kundër njerëzimit. Berisha e shkarkoi shpejt Haxhinë nga detyra për t’ia ngarkuar atë një juristi tjetër, që mbante postin e zëvendësprokurorit, Alush Dragosha, propozuar në atë detyrë nga ish-kryeprokurori Petrit Serjani.

Ndaj Maksim Haxhisë u morën masa deri dhe në bllokimin e pasaportës diplomatike në aeroportin e Rinasit pak para nisjes për në konferencën e Kanës dhe të Londrës. Pra, ai nuk u lejua të dilte nga Shqipëria.
Në krye të Prokurorisë do të vinte Alush Dragosha që do të miratonte veprimin e vartësit të tij, Arben Qeleshi, i cili më 31 korrik të vitit 1993 arrestoi Fatos Nanon. Prokurori i Tiranës, i sapo emëruar, kishte firmosur fletë-arrestin për ish-kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Akuzat kishin të bënin me çështjen e shumëpërfolur të asaj kohë, atë të ndihmave italiane. Pak ditë pas arrestimit të Nanos, Prokuroria firmos arrestin edhe për ish-zëvendësministrin e Jashtëm, Sokrat Plaka.

III.ALUSH DRAGOSHI
Emërohet: Nëntor 1992
Shkarkohet: 10 gusht 1997
Dorëzon dorëheqjen tek kryetari i parlamentit Skënder Gjinushi dhe me shumicë votash parlëmenti i dopminuar nga Partia Socialiste e shkarkon.

Koha e qëndrimit në detyrë: 4 vjet e 9 muaj
Edhe i emëruari i Partisë Demokratike pati të njëjtin fat në fund të karrierës. Alush Dragoshi u shkarkua në verën e vitit 1997 pas kartonave jeshilë të deputetëve socialistë. Mund të thuhet se ka qenë një nga vendimet më të para të socialistëve që morën pushtetin. Imagjinoni që shteti ishte shkërmoqur dhe prokuroritë ishin djegur. Edhe Dragoshi nuk i shpëtoi akuzave të opozitës të asaj kohe. Duhet thënë faktikisht se ai ka qenë në momentin më të vështirë që ndonjë prokuror ka pasur ndonjëherë. Pasi i duhet të ndërmerrte hetime për pushtetin e diktaturës komuniste. Por pikërisht këto arrestime iu kthyen në akuza politike. Shume prej të arrestuarve dukej se kishin ende pushtet teksa mbroheshin edhe për krimet më të bujshme. Por thembra e Akilit për të mbetet arrestimi i kryesocialistit Fatos Nano. Këtu duket se prokuroria u thye, pasi gjykatat më vonë vendosën që Nano ishte i pafajshëm dhe se arrestimi i tij ishte i padrejtë. Por, duhet thënë se edhe në atë kohë prokuroria pati rezultate sidomos në zbulimin e disa organizatave kriminale. Vetë personalisht Alush Dragoshi gëzonte respekt tek kolegët dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.

Proceset e bujshme që drejtoi Alush Dragoshi sui kryeprokruor.
1-Arrestohet ish-presidenti Ramiz Alia dhe gjykohet për genocid së bashku me 18 drejtues të shtetit komunist, ndërmjet tyre dhe Nexhmije Hoxha, e cila u dënua nga gjykata me 9 vjet heqje lirie.
2-Në 31 korrik 1993 u arrestua ish-kryeministri dhe kryetari I PS, Fatos Nano

3.U arrestua ish-kryeministri Vilson Ahmeti

IV.ARBEN RAKIPI
Emërohet: Në gusht 1997
Shkarkohet: Më 18 mars 2002
Parlamenti I dominuar nga Partia Socialiste e shkarkon pas bashkimit të votave të opozitës me një pjesë të deputetëve të Partisë Socialiste duke e akuzuar atë se e kishte përdorur prokurorinë për qëllime politike.
Më 12.8.1997 ora 20.00, me propozim të presidentit Meidani u emërua kryeprokuror. Rakipi ishte propozuar për të qenë zv. kryetar i SH.I.K, por nuk pranoi.

Koha e qëndrimit në detyrë: 4 vjet e 7 muaj

Arben Rakipi Ka lindur në Tiranë në vitin 1961
1986-1990
Rakipi ka punuar në Mirditë
1990-1993
Në Tiranë
Nga 1993 deri në 1996 ka qenë specialist në Ministrinë e Drejtësisë.
18 mars 2003, Parlamenti e shkarkoi.

Proceset të bujshme që drejtoi Arben Rakipi si kryeprokuror:
1- Bandat e vitit 1997
2- Arrestimi MË 23 GUSHT 1998 TË gjashtë funksionarëve të PD-së, Safet Zhulali, Halit Shamata, Sokol Mulosmani, Blerim Çela, Kreshnik Lusha dhe Bujar Rama
3- Hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit
4- Dosja “Kokaina”
5- Dosjet e korrupsionit

Arben Rakipi, dy situata të vështira
Në gusht të vitit 1997, u emëruar prokuror i Përgjithshëm i Republikës në një situatë kur vendi sapo kishte dalë nga rrëmujat e marsit të vitit të mbrapshtë. Ishin hapur depot e ushtrisë prej nga ishin marrë me mijëra armë dhe tonelata municione. Ishin hapur burgjet dhe lëviznin lirisht shumë të dënuar. Në gusht të vitit 1997, sapo merr detyrën u shpalli luftë bandave kriminale, pasojë e shkatërrimit të shtetit marsin e vitit ’97. Arrestohet Myrteza Çaushi dhe të tjerë kapobanda. Për ngjarjet e këtij viti, Rakipi urdhëron edhe arrestimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, Halit Shamata, Sokol Mulosmani, Blerim Çela, Kreshnik Lusha dhe Bujar Rama.
Edhe politika shqiptare ishte tejet e konfrontuar. Ngjarja më e rëndë që i takoi të hetohej në kohën që Rakipi kryente detyrën e kreut të organit të akuzës shqiptare ishte vraja e deputetit të PD-së Azem Hajdarit më 12 shtator të vitit 1998. E dy ditë pas saj shpërthyen revolta që tashmë përmblidhen me emrin: Ngjarja e 14 Shtatorit. Më pas, një proces i bujshëm që do të niste nga Prokuroria e Përgjithshme ishte dhe çështja “Kokaina” ku u arrestuan Sokol Koçiu, Frederik Durda, Mentor Hadërgjonaj, Vehbi Hysi dhe Alfred Nanaj.

V.THEODHORI SOLLAKU
Prokuror i Përgjithshëm, Mars 2003 – Nëntor 2007

Datëlindja:01.03.1962

Vendlindja:Fier

Vendbanimi: Tiranë
Adresa: Prokuroria e Përgjithshme, Tiranë.
Gjendja civile: I martuar me dy fëmijë
Arsimi: Fakulteti i Drejtësisë, 1982-1986
Grada Shkencore: Doktor i Shkencave Juridike
Punësimi
1987-1989
Stazh, hetues, Hetuesia e Përgjithshme ( Shkodër, Tiranë)
1989-1992
Pedagog efektiv në Fakultetin e Drejtësisë, lënda “E Drejta Proceduriale Penale”
1992-2002
Këshilltar Ligjor i Presidentit, Zyra e Presidentit të Republikës
2002
Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
1991-1992
Avokat, Tiranë
1992-2002
Pedagog i jashtëm i Fakultetit të Drejtësisë dhe i Shkollës së Magjistraturës në lëndën “E drejta proceduriale penale” dhe
“E Drejta Kushtetuese”
Trajnime
Shtator-nëntor 1995, mars-qershor 1997
Universiteti i Utrecht-it Hollandë. Kërkim shkencor pranë Institutit Pompei për punimin “Pushimi i Çështjes Penale”
Qershor 1993
Vizitë studimore në USA për njohjen e sistemit amerikan të drejtësisë (4 javë)
Mars 1998
Pjesëmarrje në Konferencën për Hartimin e Projekt-Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Uashington D.C
Vizita studimore në shtetet anëtare të KE-së për t’u njohur me organizimin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë, si dhe pjesëmarrje në konferenca të ndryshme (Francë, Gjermani, Greqi, Itali etj)
Eksperienca të tjera
1992-2002
Anëtar i grupeve të punës për hartimin e ligjeve kushtetuese dhe të Kushtetutës së re, anëtar i grupeve të punës për hartimin e Kodeve, anëtar i grupeve të oponencës për projekt-ligjet e reja, etj
2001-2002
Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të INSIG, Sh.A

Ngjarja e bujshme, vrasja e shoferit të Sollakut
Plumba familjes së kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Gruaja dhe vajza e numrit një të Prokurorisë i kanë shpëtuar një atentati, i cili i ka marrë jetën shoferit të makinës me të cilën udhëtonin. Gardisti Genci Sina, 32-vjeç, është qëlluar me një pistoletë me silenciator në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë pastiçeri “Laguna”, 100 metra përballë Piramidës, ndërsa drejtonte automjetin “Rover”, tip fuoristrada me targa Tr 1762 I, të eskortës së prokurorit të Përgjithshëm. Pasi është siguruar se ka kryer ekzekutimin, vrasësi është larguar në këmbë në drejtim të godinës së Parlamentit, duke lënë të tmerruara nga skena e përjetuar, gruan dhe vajzën e Sollakut. Pak çaste më pas, policia ka marrë në mbrojtje vetë kryeprokurorin, i cili ndodhej në restorant “Piazza” në shoqërinë e ish-presidentit Mejdani dhe disa miqve të tjerë. I dyshuar për vrasjen e Sinës ishte Altin Arapi, që u arrestua nga policia Belge, por më pas për parregullsi të dosjes hetimore dërguar atje nga Prokuroria Shqiptare, u la i lirë.

Proceset E BUJSHME që drejtori Theodhori Sollaku
1-Vrasja e shoferit Genci Sina
2-Ekstradimi i Altin Arapit, të dyshuarit për vrasjen e Sinës

VI. INA RAMA
Nëntor 2007-nëntor 2012

Në 1995 u diplomua si juriste në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës me notë mesatare 9,4.
Deri në vitin 1999 ka punuar si ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Durrësit.
2001. U diplomua në shkollën e Magjistraturës.

2002-2004 gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes.
2005gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda
Prill 2005, anëtare e Kolegjit Zgjedhor.
Janar 2007 Ina Rama fiton statusin e ekspertes në programin e trajnimit vazhdues për gjyqtarët, e realizuar nga Shkolla e Magjistraturës.
Nëntor 2007 deri në nëntor 2012, kryeprokruoroe e Republikës.

Proceset e bujshme që drejtoi Ina Rama si kryeprokurore:
1.Shpërthimi i depove ushtarake në Gërdec të Tiranës
2.Hetim i çështjes së kasetës së ministrit Dritan Prifti.
3.Hetimi ngjarjeve të 21 janar 2011 në të cilën mbetën të vdekur 4 protestues.
4.Hetim i abuzimeve me ndërtimin e rrugës së Kombit, ish-ministri I Transporteve Lulzim Basha.

VII. ADRIATIK LLALLA
3 Dhjetor 2012 e në vazhdim
1998, diplomohet si jurist në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës.
Janar 1998 oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje.
1999-2002, Prokuror në Prokurorinë e Lushnjës detyrë në të cilën punoi nga viti 1999‐2002. 2002‐2003 Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
2003-2005, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
2005‐2008, Zv.Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2006, anëtar i Këshillit të Prokurorisë.
2007‐2008, Kryetar i Këshillit të Prokurorisë.
Tetor 2008 – dhjetor 2012, zoti Llalla ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Maj 2010, Kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Jug‐Lindore dhe disa vende të tjera të Europës.
2011 ka përfunduar Master për “Të Drejtën Penale”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Nëntor 2012 e në vazhdim është në detyrën e kryeprokruorit të Republikës

Proceset më të bujshme
1.Arrestimi dhe hetimi i ministrit të Punës Spiro Ksera.
2.Çështja e Tom Doshit.
3.Hetimi për trafikun e drogës.

SHKARKO APP