2 mujori: MF, të ardhurat llogariten 52.570 milionë lekë

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti llogariten 52.570 milionë lekë. Sipas raportit paraprak të ministrisë së Financave mbi treguesit fiskale, të ardhurat e mbledhura përbëjnë 13 % të totalit të të ardhurave të planifikuara për t’u mbledhur përgjatë 2015-ës.

Gjatë këtij viti qeveria planifikon të mbledhë 414.470 milionë lekë në buxhet. Të ardhurat e mbledhura për këtë periudhë rezultojnë 173 milionë lekë më të larta se sa në 2-mujorin e parë të vitit 2014, periudhë në të cilën u mblodhën 52.397 milionë lekë. Ndërkohë totali i shpenzimeve për 2 mujorin llogaritet 57.244 milionë lekë, dukë bërë që defiçiti për këtë periudhë të shkojë në 4.674 milionë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?