2 parkingje në Tiranë – Tendera me vlerë rreth 20 milionë lekë

Kryeqyteti do ketë së shpejti edhe dy parkingje të reja. Bëhet fjalë për rehabilitimin e Sheh Parkimit te Diga e Liqenit dhe atë te Sheshi Avni Rustemi nga kompania Tirana Parking. Kjo e fundit shpalli sot dy procedura tenderimi për këto dy parkingje ekzistuese.

Sheh Parkimi te Diga e Liqenit do të rehabilitohet me qëllim që të shërbejë si parking publik me pagesë. Bëhet fjalë për një fond limit i cili kap shifrën e 13 milionë lekëve, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Tirana Parking.

Afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 16 Nëntor 2017. Kohëzgjatja e kontratës është 2 muaj duke filluar nga data e lidhjes së saj.

Parkingu i dytë do të ndërtohet të Avni Rustemi, për të cilin Buxheti i Tirana Parking ka akorduar një fond prej 6 milionë lekësh.

Operatorët do të kenë mundësi të dërgojnë ofertat ose kërkesat për pjesëmarrje deri në datën 3 Nëntor 2017. Afati kohor për hapjen e tyre është po e njëjta datë.

/SCAN

SHKARKO APP