20 sipërmarrje shqiptare në panairin e Ningbos në Kinë

Panairi i dytë i Investimeve dhe Tregtisë të vendeve në Nismën 16+1, në qytetin Ningbo, u vizitua nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi.

Shqipëria u përfaqësua me njëzet sipërmarrje të prodhimeve agro-ushqimore, duke synuar promovimin e produkteve kombëtare si: vaji i ullirit, mjalti, bimët medicinale, vera, birra, uji natyral dhe prodhimet e brumit.

Pavijoni shqiptar tërhoqi vëmendjen e konsumatorëve dhe medias kineze.

Ndërsa, Televizioni Ningbo TV zhvilloi një intervistë me Ministren Ekonomi, ku u pyet për bashkëpunimin tregtar me Kinën dhe produktet shqiptare të reklamuara në këtë panair.

“Synimi i qeverisë shqiptare është intensifikimi i tregtisë me Kinën dhe vijimi i promovimit të turizmit shqiptar për qytetarët e Kinës, të cilët, vitet e fundit, kanë shfaqur interes për të vizituar Shqipërinë”, – tha Ministrja Ekonomi gjatë intervistës.

 

SHKARKO APP