200 lekë më shumë në muaj për të verbërit, para/tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuar e kujdestarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialie ka rritur masën e përfitimit të invalidëve para dhe tetraplegjike dhe atë për të vërbërit, personat me aftësi të kufizuar apo kujdestarët e tyre. Rritja rezulton me 200 lekë për secilën nga kategoritë përfituese, raporton portali “SCAN” dhe do të llogaritet që prej datës 1 shtator.

Si ndryshojnë përfitimet:

Masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, bëhet 10.330 (dhjetë mijë e treqind e tridhjetë) lekë në muaj. Ishte 10.140 (dhjetë mijë e njëqind e dyzetë) lekë në muaj.

Masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik bëhet 10.850 (dhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj.  Ishte 10.650 (dhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj.

Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar  bëhet 10.330 (dhjetë mijë e treqind e tridhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në vendim. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuara. Ishte 10.140 (dhjetë mijë e njëqind e dyzetë) lekë në muaj.

Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar bëhet 10.330 (dhjetë mijë e treqind e tridhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në vendim dhe 10.850 (dhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj për kujdestarin. Ishte, masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar 10.140 (dhjetë mijë e njëqind e dyzetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në vendim dhe 10.650 (dhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj për kujdestarin.

Masa e përfitimit për shkak të verbërisë  bëhet 11.730 (njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë) lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit. Ishte, masa e përfitimit për shkak të verbërisë 11.510 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dhjetë) lekë në muaj. Të njëjtën masë përfitonte edhe kujdestari i të verbrit.

SHKARKO APP