22 fëmijë të lindur nga fekondimi i asistuar në spitalin “Koço Gliozheni”, Ministria e Shëndetësisë: Shërbim i financuar nga shteti

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se 22 fëmijë kanë lindur nga fekondimi i asistuar në spitalin “Koço Gliozheni”.

Sipas Ministrisë ky është një shërbim i financuar nga shteti, që synon t’u japë mundësi çifteve të kenë fëmijë pa kosto të papërballueshme.

“Në laboratorin e Qendrës Mjekësore të Riprodhimit të Asistuar, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, çdo hap udhëhiqet nga saktësia shkencore dhe përkushtimi profesional. Në këtë video, ndiqen nga afër të gjitha fazat e fekondimit të asistuar, duke zbuluar punën e kujdesshme pas një prej proceseve më delikate të mjekësisë moderne.
Vetëm gjatë këtij viti, përmes këtij shërbimi të financuar nga buxheti i shtetit, pritet të vijnë në jetë 9 bebe, fillime të reja që marrin jetë pikërisht këtu”, shkruhet në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një video shpjeguese të postuar të martën në rrjete sociale, autoritetet dhe mjekët tregojnë me detaje se çfarë ndodh brenda laboratorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?