22 gratë që “trazojnë” botën
U duhet të luftojnë gjithnjë me paragjykimet, të kapërcejnë pengesa të shumta e megjithatë gratë jo vetëm nuk dorëzohen, por ia kanë dalë të jenë në pozicione drejtuese. Revista Forbes ka publikuar një listë të grave më të fuqishme në disa fusha. Kryesuesja e grave më të fuqishme në media është pa dyshim Anna Wintour, redaktorja e American Vogue për gati 30 vite.
Anna ka fituar reputacionin si një nga personazhet më me ndikim në fushën e modës. Ajo ka qenë dhe frymëzimi për personazhin e filmit “Djalli vishet me prada”. Pas saj vjen drejtuesja e NBC Universal Bonnie Hammer dhe vendin e tretë e mban drejtuesja ekszekutive e 20th Century Fox, Stacey Snider. Por gratë nuk janë të fuqishme vetëm në media, ato tani po dominojnë dhe politikën. Ato kanë ndërmarrë reforma të mëdha, por gjithashtu edhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë botërore.
Në vendin e parë është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila përmes politikave të saj ka mundësuar rritjen e ekonomisë në Gjermani dhe ka ulur papunësinë. Nr 2 është Theresa May, kryeministria aktuale e Britanisë, vend që një vit më parë e mbante Hillary Clinton. Por këtë vit ajo renditet më poshtë se vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump, e cila renditet e 6 në listë.
Të tjera gra që renditen në këtë listë janë Federica Mogherini, Mbretëresha Elizabeta II dhe shumë presidente apo kryeministre në shumë shtete të botës./Klan Plus/
Lista
1: Angela Merkel, kancelare Gjermani
2: Theresa May, Kryeministre , U.K.
3: Tsa Ing-Wen, Presidente, Tajvan
4: Michelle Bachelet, Presidente, Kili
5: Federica Mogherini, Shefi i Politikës së Jashtme, Bashkimi Evropian
6: Ivanka Trump, këshilltare e lartë, Shtëpia e Bardhë
7: Ruth Bader Ginsburg / Elena Kagan / Sonia Sotomayor, Gjyqtare e Gjykatës së Lartë
8: Mbretëresha Elizabeta II
9: Shejh Hasina Wajed, Kryeministre, Bangladesh
10: Beata Maria Szydlo, Kryeministre, Poloni
11: Aung San Suu Kyi, Këshilltare Shtetëror, Myanmar
12: Sheikha Lubna Al Qasimi, Ministre për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, U.A.E.
13: Jacinda Ardern, Kryeministre, Zelanda e Re
14: Kolinda Grabar-Kitaroviç, Presidente, Kroaci
15: Nicola Sturgeon, Ministri i Parë i Skocisë, U.K.
16: Nikki Haley, Ambasadore në Kombet e Bashkuara, U.S.
17: Erna Solberg, Kryeministre, Norvegji
18: Elvira Nabiullina, Guvernatore, Banka e Rusisë
19: Liyuan Peng, Zonja e Parë, Kinë
20: Hillary Clinton, Ish kandidate presidencial, SHBA
21: Dalia Grybauskaite, Presidente, Lituani
22: Kersti Kaljulaid, Presidente, Estoni