23 shqiptarë kërkuan vjet patentën për shpikjen
Në vitin 2016 janë aplikuar 23 kërkesa për patenta mbi shpikjet dhe 4 për modele përdorimi. Të gjitha aplikimet janë depozituar nga individë, nga të cilët 4 janë studentë dhe 2 pensionistë.
Drejtoria e Pronësisë Industriale njoftoi se fusha e zbatimit të këtyre shpikjeve është si më poshtë:
Mekanike 8 aplikime
Elektronikë/elektroteknikë 12 aplikime
Ndërtim 3 aplikime
Teknologji e naftës 1 aplikim
Farmaceutikë 1 aplikim
Metalurgji 1 aplikim
Teknologji 1 aplikim
Një patentë është e drejta ekskluzive e dhënë për një shpikje. Me fjalë të tjera, një patentë është e drejta për të shfrytëzuar një produkt ose një proces që zakonisht ofron një mënyrë të re për të bërë diçka, ose ofron një zgjidhje të re teknike për një problem. Për të marrë një patentë, informacionet teknike rreth shpikjes duhet të zbulohen për publikun. Tarifa e aplikimit për studentët, personat me aftësi të kufizuara dhe pensionistët është vetëm 100 lek.