23-vjeçari i Iranit tërhiqet nga kombëtarja, futbollisti: Arsyeja është mamaja

Sulmuesi i kombëtares së Iranit, Sardar Azmoun, i ka befasuar të gjithë teksa ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja pas Botërorit në Rusi.

23-vjeçari e ka marrë këtë vendim pasi gjatë “Rusi 2018” ka marrë kritika të shumta të cilat kanë “shkatërruar shëndetin” e nënës së tij. Lajmin për tërheqjen futbollisti e ka dhënë në rrjet sociale.

“Ishte nder i madh për mua që të luaja në kombëtare, por disa kritika kanë shkatërruar shëndetin e nënës sime”, shkruan futbollisti, i cili nuk shënoi në asnjërën nga tre ndeshjet që luajti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?