25 qershori- Zgjedhjet nisin me probleme, mungesë komisionerësh, vulash e votim familjar
Proçesi zgjedhor nisi me probleme në disa qendra votimi në vend, edhe pse jo të rëndësishme. Mungesë komisionerësh, njerëz që nuk e gjejnë emrin në lista dhe humbje vulash kanë qenë problemet kryesore.
Kështu në QV 14 60/ 2 lagjia tre në Durrës mungojnë 200 fletë votimi dhe po kërkohet të anulohet procesi i votimit Në lagjen 18, QV 1437/ 01 dhe lagjen 3 me QV 1461/00 në lagjen nr 9, raportohet se dy vulat i mban kryetari i komisionit. Është i bllokuar procesi dhe pritet të zhbllokohet.
Në QV e tjera procesi nis normalisht.
Në Kavajë, në qendrën e votimit 2185, vëzhguesit nuk kanë karta identiteti, nuk lejohen të votojnë.
Në Patos, në 40 qendra është pezulluar votimi për shkak të problemeve me bojën.
Në Shkodër, në QV 274 ende nuk ka nisur votimi, shkak mosparaqitja e komisionerit të PD.
Probleme me Komisionerët pati edhe në Hoshtec të Pogradecit, ku komisionerët e caktuar nga fshati nuk kanë pranuar të marrin pjesë në proçes.
Kjo situatë u zgjidh duke emëruar Komisionerë nga njën fshat tjetër të caktuar nga KZAZ. Qendra e Votimit është hapur por asnjë votues nuk është paraqitur për të votuar.
Në një qendër votimi pranë Pallatit të Kulturës në Pukë proçesi filloi pa praninë e komisionerit të LSI-së.
Në lagjen Fushë-Mbret të Elbasanit, u konstatuan raste të votimit familjar.
Në Dibër procesi i votimit ka nisur normalisht, përveç në një njësi administrative ku ka humbur vula. Pritet vendimi i KQZ për ta zëvendësuar.
Në Himarë procesi i votimit ka nisur 30 minuta me vonesë. Personat nuk e gjejnë emrin në listat votuese.
Në Qendrën e Votimit 15-69/1 në Kamëz nuk ka nisur ende procesi i votimit. Shkak është bërë mungesa e dy komisionerëve, nga PD dhe një nga PR.
Në Fier një incident është shënuar në QV 29 99 e KZAZ 58 në shkollën “Anton Xoxa” .
Komisioneri i LSI-së pretendonte se nuk lejohej të hynte në qendrën e votimit. Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti i LSI-së Robert Bitri.
Në Kamëz u raportua për mungesën e dy komisionerëve të Partisë Demokratike si dhe mungesa e proceverbalit përkatës. Anëtarët e Komisinonit atje thanë se janë në pritje të zëvendësimit të komisionerëve.
Ndërkohë, në Himarë afishimi i listave të zgjedhësve u bë vetëm pak minuta para se të niste procesi i votimit.
Kjo shkaktoi problematikë për qytetarët të cilët hasën në vështirësi për të gjetur emrin në listat e zgjedhësve.
Probleme me Komisionerët pati edhe në Hoshtec të Pogradecit, ku komisionerët e caktuar nga fshati nuk kanë pranuar të marrin pjesë në proçes.
Kjo situatë u zgjidh duke emëruar Komisionerë nga njën fshat tjetër të caktuar nga KZAZ. Qendra e Votimit është hapur por asnjë votues nuk është paraqitur për të votuar.
Në një qendër votimi pranë Pallatit të Kulturës në Pukë proçesi filloi pa praninë e komisionerit të LSI-së.
Ora News raporton se në lagjen Fushë-Mbret të Elbasanit, u konstatuan raste të votimit familjar.