25 vendet më të pasura, të lumtura e të zhvilluara në botë
Instituti Legatum, një institut me bazë në Londër në 10 vjetorin e Indeksit Global të Zhvillimit, publikoi listën me vendet më të zhvilluara në botë pas një studimi të madh.
Shuma e parave që një vend ka është një faktor zhvillimi, por Instituti Legatum për ta quajtur një vend të zhvilluar sheh përtej parasë.
Në kritere përfshihen prodhimi i përgjithshëm bruto dhe numri i njerëzve që punojnë me kohë të plotë, si dhe orët e pushimit të tyre në një ditë.
Variablat janë të ndarë në 9 nënvariabla: cilësia ekonomike, mjedisi biznesit, qeverisja, arsimi, shëndeti, siguria, liria personale, kapitali shoqëror dhe mjedisi natyror.
Lista:
1 – Zelanda e Re
2 – Norvegjia
3 – Finlanda
4 – Zvicra
5 – Kanadaja
6 – Australia
7 – Hollanda
8 – Suedia
9 – Danimarka
10 – Britania e Madhe
11 – Gjermania
12 – Luksemburgu
13 – Irlanda
14 – Islanda
15 – Austria
16 – Belgjika
17 – SHBA
18 – Franca
19 – Singapori
20 – Sllovenia
21 – Spanja
22 – Japonia
23 – Hong Kongu
24 – Malta
25 – Portugalia