Pasionin për gatimin Armandi e ka kultivuar që kur ka shkuar në Francë, pasi më herët ka qenë valltar. Ai është shprehur se këtë pasion e ka të trashëguar nga e ëma, e cila ka qenë pastiçiere për më shumë se 15 dhe ka pasur pastiçerinë e saj në Tiranë.
Intervista e plotë
Ke treguar se po nis një kapitull të ri pas 12 viteve në Lyon, por në këto vite si je rritur në profesion, pasi nuk kanë qenë vite të lehta?
Shumë e vërtetë, nuk kanë qenë aspak vite të lehta. E kemi lënë Shqipërinë në vitin 2012, dhe nuk flisnim asnjë fjalë të gjuhës franceze. Fillimet tona nuk kanë qenë të mira sepse të gjithë të shikonin ndryshe, si një i huaj, dhe na është dashur shumë mund dhe punë që të fillonim që të bëheshim dikushi edhe pse me shumë vështirësi.
Libri që ke publikuar për çfarë shërben, çfarë recetash ka aty?
Aty faktikisht flitet për Shqipërinë dhe recetat që bëj me mamin janë shqiptare siç është: flija, trileçja, ballokume, byrekë të ndryshëm. Kështu unë dhe mami tregojnë Shqipërinë, por ka edhe receta të tjera të Tik-Tok-ut që ne na kanë bërë të njihemi në rrjete sociale.
Në Instagram poston receta shqiptare bashkë me nënën, është një mënyrë për të treguar Shqipërinë në Francë dhe tek njerëzit që të ndjekin, dhe çfarë impakti ke marrë?
Është shumë e vërtetë, ne gjatë këtyre video-ve tregojmë recetat me mamin dhe hapin derën ku tregojmë pjatat shqiptare dhe ju themi njerëzve ”Bujrum” mirë se vini dhe kjo është guzhina shqiptare që është aq e mirë dhe gjeneroze, që ka për të gjithë. Këto tavat që kemi ne, këto tepsi, dhe njerëzit i kanë pëlqyer shumë këto video dhe kanë shkuar plot e plot për të viztuar Shqipërinë. Ne jemi shumë të lumtur që të tregojmë vlerat e vendit tonë nëpërmjet recetave, nëpërmjet guzhinës sonë shqiptare.
Si një refugjat, çfarë ka ndryshuar tani në Francë? Ti si ke kontribuar për komunitetin shqiptar? Janë bërë francezët më kuriozë për Shqipërinë?
Sigurisht, me gjithë këto që kanë ndodhur, me librin që kemi botuar, me festivalin ushqimor për refugjatët që e bëjmë çdo vit, dhe tashmë me recetat që bëjmë në rrjetet sociale sigurisht që shikimi për Shqipërinë ka ndryshuar. Francezët janë sa më shumë kuriozë për shqiptarët dhe guzhinën shqiptare dhe kanë dëshirë që të vizitojnë vendin tonë sa më shumë, sepse kanë mësuar diçka nga videot tona, nga ne, nga libri jonë dhe kjo është fitore për ne.
Në Shqipëri ka një pjesë të rinisë që rri në kafene, dhe me aq sa ke parë, çfarë do ti këshilloje, nisur edhe nga jeta jote? Po rininë shqiptare në Francë, si i ke parë?