26 mijë euro për make up, Presidenti i shpenzon në 3 muaj

Në tre muaj e parë të presidencës së tij, Emmanuel Macron ka shpenzuar 26 mijë Euro për make up. Me rënien e popullaritetit të tij, tashmë Macron duhet të përballet edhe me një tjetër problem, koston e shpenzuar për make up në vetëm 3 muaj. Të dhënat janë publikuar nga shtypi francez.

Megjithatë nuk është saktësuar nëse kjo shumë parash është shpenzuar vetëm Presidentin Macron apo është përfshirë edhe Zonja e Parë e Francës.

Ndërkohë, Pallati Presidencial Elysee ka pranuar koston e shpenzuar duke thënë se ishte pjesë e një marrëveshje për make up që përdorin edhe artistët. Marrëveshja përfshinte edhe shërbime gjatë fushatës zgjedhore të presidentit, deklaroi presidenca franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?