26 vjeçari, hajduti tmerrshëm, arrestohet

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Kapet në flagrancë duke kryer një vjedhje në Laprakë, vihet në pranga 26-vjeçari, i dyshuar edhe për 4 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme.
26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?