28 vende në “luftë” për mbylljen e centraleve të qymyrit në Europë. Në listë edhe Shqipëria
Disa organizata nga 28 vende po luftojnë për të mbyllur centralet e qymyrit, duke u bërë thirrje të gjitha qeverive që të kthehen gjithnjë e më shumë te burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Njerëzimi po përballet me kriza të ndryshme që kanë të bëjnë me një aspekt të dyfishtë: që lidhet me shëndetin dhe me ndryshimet klimatike.
Në këtë kuadër, shumë organizata janë bërë bashkë për të nisur një fushatë për të përshpejtuar mbylljen e centraleve të qymyrit dhe për të nxitur energjinë e rinovueshme. Zhdukja e tyre është edhe mënyra më e mirë për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të reduktuar ngrohjen globale.
Vendet që po bashkëpunojnë për këtë përfshijnë Austrinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacisë, Finlandën, Danimarkën, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë,… etj.
Në listën e këtyre vendeve mbështetëse për mbylljen e këtyre centraleve është edhe Shqipëria. Ata kanë si qëllim që të ndërgjegjësojnë të gjithë njerëzit për ndikimet negative që ka çlirimi i dioksidit të karbonit në shëndetin e tyre.
Vetëm në vitin 2015 sipas të dhënave kanë vdekur rreth 19 500 njerëz për shkak të këtyre centraleve e dhe janë evidentuar rreth 41 000 raste me bronkit kronik, veçanërisht fëmijë.
Kështu, këto shtete po lobojnë fort për nxitjen e zhvillimit të energjisë me burime të rinovueshme (dielli apo era), si një mënyrë perfekte për të zëvendësuar qymyrin.
/SCAN