280 mijë vaksina antigrip, Koçiu: Për herë të parë vendi dhe koha zgjidhet në “e-Albania”

Vaksina antigrip mbetet mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit që qarkullojnë në stinën e vjeshtës. Këtë vit për herë të parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofron për të gjithë qytetarët mundësinë e zgjedhjes së vendit dhe kohës së vaksinimit, përmes platformës “e-Albania”.

Ministrja në detyrë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se MSHMS ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat janë shpërndara në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit.

“Për herë të parë, përmes platformës e-Albania, qytetarët mund të zgjedhin vetë kohën dhe vendin për vaksinimin kundër gripit, duke rezervuar online orarin dhe qendrën shëndetësore që preferojnë”, tha Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas udhëzimeve të MSHMS, vaksina antigrip mund të bëhet nga personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të bëhet edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?