3 orë protestë-marshim në rrugët e Tiranës, Berisha-Ramës: Për 25 minuta t’i sjell protestuesit në Surrel

Mbi 3 orë protestë-marshim u pa këtë të shtunë nga mbështetësit e opozitës në rrugët e Tiranës, dhe me tentativë në ndalesa tek disa institucione. PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, pas skandaleve korruptive të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Molotov, ujë me presion dhe gaz lotsjellës dominuan edhe këtë protestë, e pesta radhazi e opozitës. Në fund simpatizantët u bashkuan te selia blu. Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, ndërsa ka kërcënuar kreun e qeverisë se për 25 minuta mund t’i dërgojë protestuesit në Surrel.

”Dënoj dhunën jashtë çdo shkaku të përdorur ndaj protestuesve. Me urdhër të Ramës është agresuar në mënyrë personale Luçiano Boçi dhe janë përpjekur t’i krijojnë probleme me sytë. Topat e ujit Rama i drejtoi drejt Berishës, por i them je i pashpresë o budalla, ku ka topa që më lëkundin mua! Do të vijojë qëndresa e pandalur dhe e fuqishme deri në fitore protesta. Nëse unë u them tani këtyre për 25 minuta janë në Surrel”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?