30 minuta seancë, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit të PD. Prania e Ballukut shkaktoi tensione

Kuvendi i Shqipërisë nisi këtë të hënë zyrtarisht punimet për vitin e ri 2026, dhe seanca u shoqërua me kaos nga ana e deputetëve të opozitës. Deputetët bllokuan foltoren e Kuvendit me në krye Sali Berishës i cili doli edhe LIVE në Facebook.

Këtij aksioni nuk iu bashkuan Agron Shehaj, Erald Kapri, Fatmir Mediu, Artan Luku, Ana Dajko dhe Redi Muçi. Seanca zgjati 30 minuta. Prania e zv/kryeministres Belinda Balluku, shaktotoi tensione, ku opozita theksoi se Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqje dhe duhet të ishte përballur me drejtësinë.

Në emër të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kritikoi sjelljen e Niko Peleshit që sipas tij e ka bunkerizuar Kuvendin duke lejuar praninë e zvkryeministres Belinda Ballukut në seancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj sjelljen e kryetarit të kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku sipas kërkesës së SPAK të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur ska ndodhur asgjë. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të popullit’‘,-tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?