300 operacione plastike, vdes këngëtari i njohur britanik

Këngëtari britanik, Pete Burns ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti të fuqishëm.

Kështu shkruante sot në mëngjes menaxheri i tij.

57-vjeçari pati komplikacione shëndetësore si pasojë e operacioneve të shumta plastike.

Ai ka kryer më shumë se 300 operacione në jetën e tij.

Burns ishte themeluesi i bandës “Dead or Alive” në vitet ’80 ku krijuan disa hite të njohura.

Ai ka pasur edhe eksperienca të shumta televizive.

“Hetero, homo apo biseksual? Çfarë rëndësi ka, e rëndësishme është të bësh qejf”, pati deklaruar ai në një intervistë kohë më parë.

Ai ishte martuar dy herë, në 1980 me Lynne Corlett dhe në 2007 me Michael Simpson.

SHKARKO APP