Arjola Shehu moderatorja e njohur e emisionit ‘Tek Unë’ në InTv do të nisë nëj rrugetiom të ri në TV Klan.

Arjola ka njoftuar largimin e saj me anë të një postimi në Instagram, por pa harruar të shprehet falënderuese ndaj eksperiencës që po lë pas.

‘Nje program qe e desha shume, per emocionet qe me fali, per historite qe mesova, per te qeshurat qe me zgjaten jeten! Thone se jeta matet me momentet qe te lene pa fryme, e une te tilla pata shume ne kete rrugetim te rendesishem per mua, korridoreve e studiove te InTv… duke njohur njerez te mire e me pak te mire, duke i ngjitur shkallet nje e nga nje, e duke mesuar perdite dicka te re! MadNeës, MadMorning,LifeStories nga Arjola, Breakfast, Tek Une me Arjola Shehun!!! Smund te jem vecse falenderuese ndaj njerzve qe ecen perkrah meje cdo hap! Faleminderit Nens, krahu im i djathte, ortakja ime! Faleminderit Kelv, miku iN me i mire! Faleminderit Sigi, regjisori i duruar, Vini, Arlisi, Andoni, Jonka, Gerta, Karolina, Gledi, Graziella, Genci! Perzemerisisht falenderimin me te madh e kam per drejtuesit e ketij televizioni… besuat Tek Une! Dhe sigurisht qe me bejne te lumtur te gjitha komentet e komplimentet qe lexoj nga njerez qe me kane ndjekur dhe mesa duket disa prej tyre edhe dashur! Tani… Shihemi ne Klan Cdo dite! Shume shpejt! ‘-shkruan moderatorja.

 

SHKARKO APP