36 vite nga Kryengritja e Kavajës, Flamur Noka: Këtu nisi fundi i komunizmit
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mori pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 36-vjetorit të Kryengritjes së Kavajës, një nga ngjarjet që konsiderohet si nisja e lëvizjeve demokratike në Shqipëri.
Gjatë ceremonisë, Noka dhe pjesëmarrës të tjerë nderuan kujtimin e Josif Budo, i cilësuar si dëshmori i parë i demokracisë në vend. Ai e vlerësoi Kryengritjen e Kavajës si “shkëndijën e parë të pranverës shqiptare” dhe si një moment që shënoi zgjimin e reagimit popullor ndaj regjimit komunist.
Në prani të kryebashkiakut të Kavajë, Fisnik Qosja, si dhe qytetarëve, u vendosën kurora me lule edhe pranë shtatores së Indrit Cara, në shenjë nderimi për kontributin dhe sakrificën e tij në luftën për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë
Si demokrat pata nderin të merrja pjesë në kremtimin e 36-vjetorit të Kryengritjes së Kavajës dhe t’i përulesha kujtimit të Dëshmorit të Parë të Demokracisë, Josif Budo. Kavaja ishte shkëndija e parë e pranverës #shqiptare, zëri që zgjoi zemëratën e një populli të robëruar nga komunizmi. Në praninë e kryebashkiakut Fisnik Qosja dhe të qytetarëve kavajas vendosëm kurora me lule edhe në shtatoren e dëshmorit kavajas të Kosovës, Indrit Cara; në shenjë nderimi për guximin dhe vetëmohimin e tij, për jetën që ia fali Kosovës. Falenderim nga zemra popullit demokrat të Kavajës dhe bijve të saj!
KOHA JONË SONDAZH

