4 orë në radhë për çertifikatë martese, emigranti: Funksionon diçka në Shqipëri?

Burokracitë në zyrat e shtetit shqiptar janë të vazhdueshme por një emigrant që jetonte prej 20 vitesh në Belgjikë mbeti i befasuar kur iu desh të priste në zyrën e gjendjes civile në Elbasan, aty ku kishte lindur plot 4 orë në radhë për të marrë një certifikatë martese. Ai është habitur që interneti ka munguar për 4 orë dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për radhën e njerëzve të krijuar në sportel.

“P.r.sh në zyrat e certifikatave në qytetin e Elbasanit nuk punon sistemi, nuk ka internet, njerëzit presin në radhë ashtu dhe unë thjesht kërkoj një çertifikatë familjare.!! Jemi në 2016-ën, s’ka internet mund ta di në çfarë epoke jemi? U informova të pyes përgjegjësin më tha që është në bashki?? A fuksionon diçka këtu në Shqipëri??”,- pyet qytetari.

Më tej, qytetari sqaroi se po priste të merrte një çertifikatë familjare, pasi po bënte dokumentet për martesë, por se sot nuk ka mundur të mbarojë punë.

“Në orën 12:00 erdhi interneti kshuqe 4 orë njerëzit në rradhë, dikush bërtiste. Unë doja të mbaroja punë me disa certifikata se i dua për martesë dhe jo të certifikatat. U informova dhe Me thanë që ndodh shpesh !! Nëse unë gjithsesi i bëra çertifikatat dhe nesër më duhet të merrem prapë me dokumente se sot nuk ia arrita dot.!!”,- shprehet ai./Balkan Web

SHKARKO APP