4 truke makeup-i shumë të përhapura në internet që nuk duhet të provoni kurrë

Nëse më përpara të gjithë informoheshim përmes të njëjtave burime të kufizuara me zhvillimin e teknologjisë, internetit e rrjeteve sociale tani të gjithë mund të lundrojnë në ato ujra që duan. Të gjithëve i ka ndodhur të kërkojnë në facebook apo instagram një zgjidhje për një problem tyrin dhe të gjithë jemi ndikuar nga person i caktuar që ndiqet nga mijëra apo miliona ndjekës. Megjithatë deri në momentin kur këta të fundit nuk janë ekspertë ju nuk duhet t’i besoni me sy mbyllur. Më poshtë Living do të ndajë me ju 5 truket makeup-i që janë shumë popullore në Instagram por nuk duhet t’i provoni kurrë.

Mos përdorni fije dentare për të pastruar pikat e zeza. Rrëshkitja e një fije plastike në hundë nuk është çelësi magjik për të hequr qafe pikat e zeza.
2 Përdorimi i niseshtesë së misrit si primer (produkt që vendoset para kremit pudër )
Jo vetëm që niseshteja nuk është një produkt bukurie, por vendosja e saj në fytyrë do të mbyllë poret dhe do të thajë yndyrën natyrale të fytyrës.
3. Lyerja e herpesave me manikyr me qëllim për t’i tharë
Sipas American Contact Dermatitis Society, manikyri i thonjve është një nga alergenet më të zakonshëm dhe lyerja e plagëve të hapura me të mund të shkaktojë infektim të zonën përreth.
4.Përdorimi i sodës së bukës dhe limonit si pastrues për lëkurën dhe zbardhues njollash
Urime, me bashkimin e këtyre përbërësve sapo krijuar një masë zbardhuese por ajo që nuk dini është se natyra tepër e forta acide dhe bazike e limonit me sodën ka fuqinë të djegë qelizat e lëkurës suaj, të irritojë këtë të fundit dhe ta lërë me njolla të bardha duke prishur pigmentin e lëkurës. /LIVING

SHKARKO APP