40-vjeçarja kundërshton rregulloren e shkollës për uniformën e djalit
Nëna e një djali ka kritikuar shkollën pasi ka detyruar prindërit që të blejnë uniforma për fëmijët vetëm në dy dyqane.
Lee-Ann Cordingley është shokuar pasi ‘National Academy’ në Hucknall it ha të gjithë prindërve që të blejnë uniformat me logo, ku vetëm pantallonat kushtojnë të paktën 16 paund.
“Ata janë shumë strikte me rregulloren e unifromës dhe nuk besoj që janë treguar të drejtë me atë që poiu bëjnë prindërve. Thjesht na kanë vënë të gjithëve në vështirësi. Unë dhe burri im nuk shohim asgjë me vlerë te logot e tyre se fëmijët do veshin pulovrat dhe gjithmonë do mbulohen. Edhe nëse blejmë pantallona diku tjetër, mendoj se ia vlen që të jenë të paktën 15 paund dy palë. Sugjerimi që na kanë bërë thjesht ka cmim të lartë,” – tha 40-vjecarja.
Ministria e Arsimit e Nottingham lajmëroi se i takon cdo shkolle që të vendosë uniformë, prandaj nuk i takon që të ndërhyjë në të tilla vendime.