40 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Spanjë, ministri Hoxha pret ambasadorin: Pro rrugës drejt BE

Në kuadër të 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipëria dhe Spanja, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Hoxha përmes një postimi në platformën X, ku theksoi se biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me potencial zhvillimi.

Ministri vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se kjo mbështetje ka qenë e rëndësishme në rrugën e vendit drejt Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, përvjetori i 40-të i marrëdhënieve diplomatike shërben si një moment për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hoxha bëri të ditur gjithashtu se javën e ardhshme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Spanjë, e cila pritet të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në afrimin edhe më shumë të dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?