45 mijë polakë vizituan Shqipërinë këtë vit

40 tur operatorë turistikë dhe agjenci udhëtimesh nga Polonia po vizitojnë këto ditë Shqipërinë, në kuadër të një udhëtimi familjarizues.

Qëllimi i kësaj vizite është prezantimi i paketës turistike që vendi ynë mund të ofrojë për tregun polak dhe eksplorimi nga afër i atraksioneve tona turistike.

Gjatë këtij viti, vendin tonë e vizituan më tepër se 45 mijë turistë polakë, 30% me tepër se vitin e kaluar, duke patur një frekuence të kënaqshme prej 4 fluturime charter në javë.

Ndërkohë si pjesë e këtij bashkëpunimi të agjencive turistike shqiptare me partnerët e tyre polak, numri i këtyre fluturimeve pritet të rritet deri në 10 fluturime charter në javë, gjatë një periudhe 3-mujore nga fillimi i muajit qershor deri ne fund të shtatorit 2017.

Përgjithësisht ky treg turistik preferon t’i kalojë pushimet në bregdetin e Adriatikut, por gjithashtu duke kombinuar edhe si mundësi zhvillimin e turizmit kulturor nëpërmjet tureve ditore.

Së fundmi ishin në një vizitë njohëse edhe një grup prej 60 gazetarësh po nga Polonia që sipas ministrisë së Ekonomisë, me siguri do ta rrisin edhe më tej aktivitetin promovues për Shqipërinë si një destinacion turistik në opinionin publik polak.

SHKARKO APP